Loading...

Përfundon misioni i Donald Lu në Shqipëri, kështu e vlerëson Shtëpia e Bardhë diplomatin amerikan

Donald Lu pritet të largohet në korrik nga Shqipëria. Shteti ku ai do të nisë misionin e ri do të jetë në Lindje, Kirgistan. Ditën e sotme Shtëpia e Bardhë ka dërguar emrin e Donald Lu për miratim në Senat si ambasador i SHBA në Kirgiztan. Pas propozimit emri i tij pritet të marrë miratimin e Senatit për të përfaqësuar Amerikën në ish-Republikën Sovjetike.

“Donald Lu, Kaliforni, Anëtar i Karrierës i Shërbimit të Lartë të Jashtëm, të emërohet Ambasadori i Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kirgistanit“, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Kirgistani është një vend ku ndikimi rus konsiderohet i madh, për shkak edhe të një minoritetit rus që është pjesë e këtij shteti.

Emërimi i Donald Lu në Kirgistan është një rikonfirmim në pozitën e tij si Ambasador. Paraardhësit e Donald Lu në këtë detyrë në Shqipëri, pas mbarimit të misionit janë transferuar në detyra të tjera në Departamentin e Shtetit, por jo të gjithë kanë marrë sërish emërimin ambasador në ndonjë vend tjetër. Konfirmimi si ambasador i Donald Lu, në një vend ku mbrojta e interesave amerikane është shumë e rëndësishme është shenjë vlerësimi që Shtëpia e Bardhë bën për diplomatin që ka përfaqësuar SHBA këto vite në Shqipëri.

Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë për emërimin e Donald Lu:

“Donald Lu i Kalifornisë do të jetë Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kirgistanit.

Ambasadori Lu, një anëtar i karrierës në Shërbimin e Jashtëm, ka shërbyer si diplomat amerikan që nga viti 1991. Aktualisht është Ambasador në Ambasadën Amerikane në Tiranë, një pozitë që ka mbajtur që nga viti 2014.

Ambasadori Lu ka shërbyer gjithashtu në Departamentin e Shtetit si Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada Amerikane në Nju Delhi, Indi nga viti 2010 deri në vitin 2013; I ngarkuar me punë në Ambasadan e SHBA Baku, Azerbajxhan nga viti 2009 deri në vitin 2010; Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA Baku, Azerbajxhan nga viti 2007 deri në vitin 2009; dhe Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA-ve Bishkek, Republika Kirgiziane 2003-2006.

Ai shërbeu si vullnetar i Korpusit të Paqes në Sierra Leone nga 1988 në 1990. Ambasadori Lu është i njohur si një nga drejtuesit më të talentuar të Departamentit, i respektuar për analitikën e tij të forte, shkathtësi, udhëheqje, mentorim dhe aftësi motivuese, si dhe përvojë të gjerë në Azinë Qendrore.

Ai ka shërbyer në gjashtë misione amerikane jashtë shtetit, disa nga dy herë, dhe në pozita të larta udhëheqëse në Departamentin e Shtetit. Ambasadori Lu fitoi një M.A. dhe një B.A. nga Universiteti Princeton.

Ai është fitues i shtatë vlerësimeve të rëndësishme nga Departamenti i Shtetit, përfshirë edhe çmimin Rockëell Anthony Schnabel për avancimin e marrëdhënieve të Bashkimit Europian. Ambasadori Lu flet dhe lexon gjuhën shqipe, ruse, azerbajxhane, gjeorgjiane, afrikane të Afrikës Perëndimore, Hindi dhe Urdu”./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com