Përfaqësuesit e LSI-së në komisionet parlamentare, thyen sërish urdhrin e kryetares Monika Kryemadhi, duke mos u larguar nga punimet e ditës në Kryesinë e Kuvendit. Edmond Haxhinasto qëndroi edhe pasi kolegët e opozitës u larguan nga Komisioni i Ekonomisë.
Ndërkohë, një orë më vonë e njëjta situatë është përsëritur edhe në Komisionin e Ligjeve. Nasip Naço, ish-ministër i Drejtësisë gjatë kohës së koalicionit PS-LSI nuk i është bindur vendimit të partisë dhe opozitës së bashkuar për ta braktisur komisionin në përfundim të debatit me mazhorancën, por ka qëndruar në mbledhje.