Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka urdhëruar sot nisjen e procesit zgjedhor brenda partisë.
Më anë të këtij urdhri të shpërndarë sot mësohet se do nis zgjedhja e në strukturat e degës në nivel seksioni dhe grup seksioni sipas statutit të ri.
Kjo lëvizje vjen pas miratimit të statusit të ri vetëm dy javë më parë në Kuvendin Kombëtar që u mbajt në Pallatin e Kongreseve.
Sipas informacioneve mësohet se duke nisur nga kjo e hënë do të ngrihen grupet e punës në nivel qarku dhe degësh për të nisur procesin e zgjedhjeve për kryetare grup seksioni dhe seksionesh.
Afati për përmbylljen e këtij procesi është 45 ditë dhe zgjedhjet do të bëhen sipas parimit një anëtar një votë.