Loading...

PD del kundër Zotit vetëm për pushtet, në 1967 nismëtarë për shembjen e kishave e xhamive. Historia përsëritet pas 50 vitesh

Kupola e PD nën drejtimin e Sali Berishës ka treguar qartë se për pushtet është gati të bëjë gjithçka, nga vjedhjet e deri tek vrasjet e kundërshtarëve politikë.
E ka treguar me vepra se mund të vjedhë vota, e bëri më 26 maj 1996 duke instaluar për herë të parë në Shqipëri institucionin e vjedhjes së votës.

PD ka treguar se është gati të shkatërrojë shtetin vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet, apo të vijë në pushtet dhe këtë e ka treguar me tragjedinë e marsit të vitit 1997 kur shteti ra për tre ditë dhe për një muaj u vranë mbi 4 mijë njerëz, pasi armët ishin masivisht në duart e qytetarëve.
PD ka treguar se për të mbajtur pushtetin është gati të bëjë luftë civile, dhe këtë e tregoi në mars të vitit 1997 kur tentoi të vinte veriun kundër jugut, pa ia arritur, me gjithë viktimat e shkaktuara gjatë tërë këtyre muajve të tmerrshëm për historinë e vendit.

Madje ka treguar se mund të hedhë dhe ushtrinë me avionë, tanke, artileri të rëndë dhe lëndë helmuese luftarake siç bëri në marsin e vitit 1997 kundër Vlorës, Përmetit, Gjirokastrës etj.
PD ka treguar se për të ardhur në pushtet vret dhe liderin e saj, krye-themeluesin e PD siç bëri me Azem Hajdarin dhe të bëjë grush shteti siç bëri më 14 shtator 1998.
PD ka treguar se dhe blen vota me të gjitha mënyrat, dhe meqënëse shqiptarët nuk shquhen për ndonjë kujtesë të fortë le të hyjnë në google dhe të shohin se çfarë ka bërë Gazmend Dibra dhe të tjerët për të blerë votat.

Apo të shohë edhe vjedhjen në tavolinë në sytë e publikut dhe ndërkombëtarëve të mandatit të kryetarit të bashkisë së Tiranës Edi Rama nga ish kreu i KQZ sot Sekretar i Përgjithshëm i PD Arben Ristani, në favor të kryetarit aktual Lulzim Basha.

PD ka treguar sërish se për të qëndruar në pushtet është gati të vjedhë paratë e shqiptarëve për të blerë votat, siç bëri me vjedhjen e 250 milionë eurove të Rrugës së Kombit apo punishtes së Gërdecit ku u vranë për biznesin e familjes së ish kryeministrit Berisha 26 të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Apo me aferën e CEZ-DIA, ku shteti humbi afër 500 milionë euro.

PD ka treguar se për të mbajtur pushtetin mund të vrasë dhe njerëz të pafajshëm që protestojnë paqësisht në mes të Bulevardit qëndror të kryeqytetit, përballë Kryeministrisë.
Këtë bëri më 21 janar 2011 kur vrau katër demonstrues të pafajshëm, të cilët u ekzekutuan nga Garda e Republikës me urdhër të Sali Berishës kryeministër dhe Lulzim Bashës Ministër i Brendshëm në atë kohë.

PD ka treguar se bën gjithçka për të ardhur në pushtet dhe këtë po e tregon me lobimin me para ruse në SHBA, lobimin kundër hapjes nëgociatave apo përfshirjen në bërjen opozitë përmes video-përgjimeve, siç ka ka ndodhur këto ditë me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Por si partia e parë opozitare në Shqipëri pas 45 viteve komunizëm, të cilës i atribuohet rikthimi i vlerave të Shqipëri, kurrë s’na kishte shkuar ndërmend që PD dhe lidershipi i saj të dilte kundër Zotit.
Kjo ka ndodhur sot teksa kupola e PD ka sulmuar njeriun e Zotit me argumentin se përse nuk mbështet PD-në në aksionin e saj opozitar të video-përgjimit kundër Xhafajt dhe Ramës.

Pra sot PD është përfshirë në debat me myftiun e Tiranës Ylli Gurra duke e akuzuar atë si një vegël e Ramës dhe Ballës, që ngatërroi derën e Xhamisë me atë të qeverisë.

“Jeta e çdo qytetari është e shenjtë dhe kulisat e politikës nuk duhet të turbullojnë shenjtërinë e këtij muaji, qoftë të myslimanëve, apo edhe të vëllezërve të krishterë”, do të shprehej Ylli Gura një ditë para fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Pas mesazhit të myftiut të Tiranës reaguan demokratët. Fillimisht përmes RD, kryeredaktori i së cilës e quan Ylli Gurrën “veglën e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, maskuar si myfti”.

“Nuk dënon drogën, korrupsionin dhe vjedhjet që i dënon Kurani, por bën thirrje për heshtje para krimit që ka kapur shtetin. Atëhere, cilët mesazhe qeverisëse po përçon ky klerik, që ka ngatërruar derën e xhamisë me atë të qeverisë, duke u kthyer prej kohësh në një axhami?”.
Myftiu i la në heshtje kritikat ndaj tij. “Nuk i komentoj”, u shpreh ai në “Wake up”.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, i cili është kryesues i listës së Elbasanit, shpërndau në faqen e tij në Facebook shkrimin e Rilindjes Demokratike.

“Mos u habit, sepse Myftinia e Elbasanit vendosi një kandidat nga radhët e saj në listat për deputetë të PS-së në këtë qark. Dhe të mendosh që nëna e PS-së, PPSH-ja, zhduku kishat e xhamitë.
Për fat të keq, jo populli shqiptar, por drejtuesit e tij kanë kujtesë të vogël, e diktuar nga interesa personale, kur i bëjnë fresk komunizmit. Turp ku jemi katandisur”, shkruan Spaho.

Reagimi demokrat kundër myftiut të Tiranës nga Librazhdi ka nisur herët, ku në një prej faljeve të Bajramit, ai falënderoi kryeministrin Rama për ndërtimin e Xhamisë.
Por teksa hyn më thellë në histori, ky shpërthim i lidershipit të PD kundër fesës dhe njerëzve të Zotit nuk është i panjohur.

Duke gërmuar në dokumente dhe përmes ndonjë fotoje tek-tuk vë re se në nismën e vitit 1967 për të shembur kisha e xhamia, gjen dhe emrat e Sali Berishës lideri historik i PD, ish president dhe ish kryeministër i kësaj partie për 13 vitet e saj në pushtet pas viteve ’90.

Por gjen dhe emrin e ish ministrit të Jashtëm, ish zv.kryeministër e ish kryetar i PD, aktualisht deputet dhe njeriu më i afërt i Lulzim Bashës liderit të opozitës, vetë Tritan Shehu,
Sali Berisha në Tiranë dhe Tritan Shehu në Durrës ishin iniciatorët e shembjes së kishave dhe xhamijave si strehë e reaksionit, dhe opium për popullin.

Edhe atëherë u gjet sebepi nga Enver Hoxha, duke akuzuar njerëzit e Zotit si propagandues të luftës për shembjen e komunizmit, ndihmës që dhanë për bandat e ardhura nga jashtë për të rrëzuar sistemin komunist.

Madje u stisën dhe depo armësh në kisha dhe xhamia që më vonë u përdorën në akuzën për shkatërrimin e tyre dhe për vrasjen dhe burgosjen e njerëzve të Zotit.

Dhe tani kupola e PD po akuzon me të njejtat fakte njerëzit e zotit duke thene se janë kundër demokracisë, pasi nuk shprehen kundër kësaj qeverie të drogës, kundër Ramës e Xhafajt.
Fundja PD tashmë është kthyer në “habitatin” e vet, të ish komunistëve të vendosur Sali Berisha dhe Tritan Shehu që kontribuan fort para 50 viteve për shembjen e kishave dhe xhamijave dhe zhdukjen nga faqja e dheut të këtyre “strehave të reaksionit kundër pushtetit pupullor”.
Ky i fundit ka nderin të ketë dhe foto për këtë aksion./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com