Pavarësisht fjalëve në publik, opozita nuk është e bashkuar. Jo vetëm PD dhe LSI që nuk janë në një qëndrim, por edhe brenda LSI duket se ka divergjenca.
Në seancën e sotme plenare ish-ministri Lefter Koka, aktualisht deputet i LSI së bashku me Vangjel Tavon nuk kanë ndjekur kryetaren Monika Kryemadhi dhe deputetët e tjerë të kësaj force që u larguan nga salla, por kanë vendosur që të qëndrojnë duke ndjekur punimet.
Në fjalën e tij, Balla i falënderoi dy deputetët e LSI që nuk vendosën të largohen nga Kuvendi.