Rreth-rrotullim pushteti/ Nëse ikin nga pushteti këta që janë, do rikthehen ata që ishin, nëpër “shalët” e tyre edhe “konia” LSI
Shkruan Memo Aliaj
Sot paradite, në “fermën” e PD kishte vetëm dy ngjarje të rëndësishme, që tregojnë vazhdimësiën e protestës së opozitës. 1. Qysh në mëngjes, tek Luli shkuan për “kafe” Monika e guroreve, Nardi i shëndetësisë, Fatmiri i Gerdecit, Agroni i vezëve, Dashi i rakisë dhe Vangelis i Janullatosit.
- Poshtë hijeve të pemëve tek selia “SHQUP, futur në mes të shkurreve, ishte një grup “artistësh-artizanë”, të cilët po bëheshin gati të shkruanin dhe montonin disa parulla, me tekste kundër mazhorancës së PS.
Shefi i “grupit të parullave”, ishte një i njohuri im, ish-shofer i Berishës, ndërsa shkrimin e parullave pa gabime ortografike, po e mbikëqyrte një mësues gjuhe ende në punë, i cili më tha se e urrente këtë qeveri, mbasi e kishte hequr nga detyra si Drejtor në Ministrinë e Arsimit.
Ata më konfirmuan, se këto ditë do të bëhet një protestë e fuqishme që nuk ëhstë aprë në Shqipëri as në kohën e mitngjeve të Salës kur u vra Azemi, me objektiv për të rrëzuar Edvinin. Ndaj qysh në mëngjes, siaps tyre, në zyrën e Lulit kishte shkuar Saliu, Mona, Fatja, Nardi, Goni, Dashi dhe Vangjoja, për të bërë skenarin e protestës! Pastaj, si për të më bindur për “tërmetin përmbysës” të kësaj proteste finale, më lexuan disa nga tekstet e 15 parullave kryesore, të miratuara unanimisht nga “Byroja Politike e Opozitës”, ndër të cilat ishin edhe këto:
- “QEVERIA RA, PUSHTETI ËSHTË YNI, T’I DALIM ZOT VENDIT”,
“RAMA NUK ËSHTË MË KRYEMINISTËR”
“LULI, KRYEMINISTËR SHPËTIMTAR I SHQIPTARËVE”
“DUAM SHQIPËRI, PA KORRUPSION“
“FËMIJËT E POPULLIT NË MIZERJE, FËMIJËT E OLIGARKËVE NË LUKS DHEE SHKOLA JASHTË SHTETIT”
“JASHTË NGA SHQIPËRIA, SHËRBETORËT E SERBISË”
“TË SHPORRIM OLIGARKËT E PASURUAR NË KURRIZ TË POPULLIT”
“TREGONI PASURITË E VJEDHURA QE KENI FSHEHUR”
“SEKUSTRO PASURIVE TË POLITIKANËVE HAJDUT”
10.“NË EUROPË NA FUT VETËM FUQIA PD+LSI+PR+PAA+PDK+LZHK-PBDNJ”
- “POSHTË SHITËSIT E DETIT”
“DORËZONI PARA DREJTËSISË, FAMILJARËT E LIDHUR ME KRIMIN ”
“TË SHPORREN FYTYRAT E POLITIKËS SË VJETËR”
MOS U TALLNI MË ME TË PËRNDJEKURIT DHE PRONARËT”
15.“KEMI GJALLË IDEALET E BERISHËS DHE AZEMIT”
- “BERISHA-BASHA-KRYEMADHI, SHPRESA E RE E SHQIPTAREVE”!
Në listë, ishin edhe 3 parulla të tjera, me këto tekste:
1. “KTHENI NË SHQIPËRI, FAMILJET TUAJA QË JETOJNË NË BOTË”
2. “KORRUPSIONI, KRIM QË VRET SHQIPTARËT”
3. “PUSHTET QË VRET SHQIPTARËT NË RRUGË”
Por, parullës së parë, i kishte vënë vizë Luli, si një parullë që shkel të drejtën universale europiane të çdo shtetasi dhe familjeve të ndershme shqiptare, për të jetuar atje ku dëshiron!
Parullën e dytë e kishte kundërshtuan Berisha e Mediu, duke argumentuar se mund të keq-kuptohej me biznesin dhe krimin e Gërdecit, për më terpër që ajo dosje është mbyllur “pa ekzistencë krimi”. Parullën e tretë e hoqën Berisha e Kryemadhi, duke thënë se nuk mund t’i nxjerirn “sytë vehtes”, mbasi i vetmi pushtet që ka vrarë shqiptarë në rrugë është ish-pushteti “Berisha-Meta” më 21 janar, por edhe sespe sot PD-LSI nuk proteston për krimet e veta, por të “Rilindjes”.
Duke lexuar këto parulla, të cilat do të jenë programi i protestës “finale” të opozitës së bashkuar e të ndarë disa herë, konstaton se përmbajtja e tyre është fytyra e vërtetë e krerëve të PD-LSI dhe “koneve” të kësaj “çete kaçkaësh”, që është hedhur përsëri në sulm për të bërë “plaçkë”! Sepse ata nuk kërkojnë pushtet, për të zgjidhur hallet e popullit, por për shtimin e pasurive dhe luksit të tyre në 10 breza!
Sepse nuk mund të besohen në tirrjet e tyre pr sekuestro pasurie korruptive, kur dihet që pasuri SHEIK-ësh të vënë me krime e korrupsion kanë vetëm atae jo shqiptarët e papunë, pensionistët dhe invalidët e naftës dhe minierave. Sepse fëmijët me jetë luksi dhe studime në universitetet e botës me pagesë nga 160 mijë euro, nuk i kanë familjet e varfëra, që për të pluguar tokat përdorin fëmijët në vend të kaut e traktorit!
Sepse Shqipërinë e zhytën në korurpsion, pikërisht këta hajdutë me e pa çzime, që gjoja dalin e protestonjë kundër krimit dhe korrupsionit. Sepse të përndjekurit dhe ish-pronarët, u mashturuan, u zhvatën e u tallën pikërisht prej këtyre horrave, që tani duan t’i “peshkojnë” për t’i përdorur si dekor nëpër protesta dhe për vota.
Mjafton të shikosh duelin opozitë-pozitë të këtyre 26 viteve dhe gjithçka ngjason me një “kampionat” për pushtet. Mjafton të shikosh “partiçka-çingijet”, që në çdo palë zgjedhje bredhin “hu më hu” nëpër parti dhe kupton, se çfarë synimi kanë kryetarë batakçinjtë e tyre, që si anëtarë kanë vetëm veten dhe dashnoret e tyre sekretare!
Këta që janë në opozitë sot, kanë qenë në pushtet para 5 vitesh dhe e katandisën popullin për të lypur “5 lekë bukë”! Këta që janë në pushtet sot, erdhën në fuqi me parullat për luftë kundër korrupsionit, për ndëshkim të krimeve të ish-pushtetit PD-LSI (2009-2013), për sekuestrim të pasurive të vjedhura prej tyre, por nuk e bënë realitet, përkundrazi janë ulur në një “sofër” me ta, duke lënë e marrë pushtetin nga njeri tjetri, tamam si ajo “stafeta” që kalon dorë më dorë në rreth-rrotullim, 27 vjet më të njëjtët “ekipe, trajnerë, lojtarë e stola rezervë”!
Diçitura:
Ja këta që janë sot në pushtet, ja dhe këtë që ishin dhe duan të rikthehen në pushtet, me parullat e mësipërme