11.05.2018 – Fusha të presionit të ulët mbi detin e Zi vazhdojnë të mbesin aktive edhe ditëve të fundjavës. Derisa ditën e shtunë vendi ynë në përgjithësi do të ndikohet nga fusha më stabile të presionit të lartë, nga dita e diel dhe në fillim të javës së ardhshme, mbi rajonin tonë pritet të depërtojnë edhe fusha të presionit të ulëta dhe masa më të ftohta nga Atlantiku, që do të sjellin kushte për të reshura me shi dhe rënie të temperaturave.
12.05 – Mot kryesisht me diell. Pasdite vonë, vende-vende mundësi për riga lokale shiu me bubullimë.
13.05 – Paradite mot kryesisht i kthjellët. Gjatë ditës priten zhvillime të vransirave dhe shtrëngatave të shpërndara me shi.
14.05 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
15.05 – Mot kryesisht me vransira. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu.
16.05 – Edhe të mërkurën herët në mëngjes priten reshje të dobëta shiu, e gjatë ditës mot pjesërisht i vranët, vende-vende me riga shiu.
Temperaturat e ajrit gjatë këtyre ditëve do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të sillen nga 9C deri në 11C, e ditën e mërkurë mund të zbresin edhe deri në 6C, e ato maksimale do të luhaten nga 18C deri në 23C.
Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-3m/s, e nga dita e diel mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-10m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres pak nën vlera normale.