Loading...

Operacion i madh në Greqi – Në pranga 5 shqiptarë !

Operacioni është zhvilluar në disa qytet të Greqisë njëkohësisht, ndërsa shumica prej tyre janë arrestuar në Janinë. Sipas mediave greke bëhet me dije se Policia ka zhvilluar një operacion të madh antidrogë ditën e djeshme, ku ka vënë në pranga 19 persona.

Të arrestuarit ishin pjesë e një organizate të madhe të trafikut të drogës, mes tyre 5 shqiptarë, 12 grekë, 1 moldav dhe një grua rumune.

Organizata ishte e ndarë në dy grupe, ku në krye kishin një udhëheqës të vetëm. Deri tani nuk janë bërë me dije emrat e të arrestuarve, duke shtuar se ata kishin mundur që të trafikonin sasi të mëdha kokaine dhe aktiviteti i tyre ishte shumë më i lartë.

Policia greke po heton nëse në këtë organizatë të madhe të trafikut të drogës ka edhe persona të tjerë të përfshirë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com