Skandali për akuzat dhe abuzimet seksuale ‘bllokon’ Çmimit Nobel për Letërsi. Akademia Suedeze me një njoftim zyrtar ka bërë me dije sot se këtë vit nuk do të ketë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi, pasi ka vleresuar se ka rënie të madhe të besimit të publikut.
Vendimi vjen pasi u morën në konsiderate akuzat e tetëmbëdhjetë grave në adresë të fotografit francez, Jean-Claude Arnault, që është njëherësh burri i anëtares së Akademisë dhe autores, Katarina Frostenson.
Ato e akuzojne atë për sulme seksuale. Pas kësaj, Frostenson është larguar nga organizata, e bashke me të edhe udhëheqësi i Akademisë dhe katër anëtarë tjerë.
Akademia ka thënë se vitin e ardhshëm do të njoftojë për fituesin e Çmimit për vitin 2018 dhe 2019. Ky cilësohet si skandali më i madh lidhur me cmimin, që nga koha kur ai nisi të ndahej në vitin 1901.