“Do të ketë për të gjithë një orë e ndoshta do të japin llogari”. Kjo ka qenë një nga fjalitë e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri pas deklaratës së tij, ku njoftoi dorëzimin e mandatit të deputetit. Edhe pse bëri disa paralajmërime të forta, Tahiri i cili tashmë është është një qytetar i thjeshtë përballë të gjithëve nuk i ka thënë ende të gjitha.
Pas deklaratës për vendimin e beftë për të dorëzuar mandatin, ish-ministri i Brendshëm do të flasë sonte në mbrëmje në emisionin ‘Të Paeksopozuarit’ në Top Channel, përballë gazetarëve Ylli Rakipi, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.
Tahiri pritet që të tregojë më shumë rreth misterit që fsheh vendimi i tij i papritur për të lënë mandatin, duke i hapur kështu rrugë Prokurorisë që ta arrestojë. A ka marrë Tahiri një garanci nga Edi Rama në këmbim të lënies së mandatit? A është prishur pakti i tij me Edi Ramën? Apo thjesht ish-ministri nuk i ka duruar dot më presionit të opozitës dhe ndërkombëtarëve?
Për të gjitha këto pikëpyetje, Saimir Tahiri do të tregojë më shumë sonte në orën 21:00 në Top Channel.