Loading...

NJU JORK – ”Save the children”: Më shumë se një miliard fëmijë jetojnë në varfëri

Më shumë se një miliard fëmijë në botë jetojnë në vendet  e prekura nga varfëria, 240 milionë në zonat e përfshira në konflikte dhe 575 milionë vajza dhe adoleshente ndodhen nën kërcënimin e diskriminimit seksual.

Ky është raporti  i evidentuar nga ‘’Save the children’’me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, 1 qershor.

Sipas raportit, Nigeria konsiderohet si vendi më i rrezikuar, i ndjekur nga Mali, Republika e Afrikës Qëndrore dhe Sudani i Jugut.

Singapori dhe Sllovenia janë në vend të parë të klasifikimit të 175 vendeve, si vende që ofrojnë më shumë mundësi për fëmijët.

Më pas vijnë vendet skandinave si Norvegjia, Zvicra dhe Finlanda./ /os/ a.jor.ATSH

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com