Loading...

Njihuni me DiCaprio-n e Elbasanit: ‘Manjati’ shqiptar që fitoi 60 milion paund nga kokaina

Tabloidi britanik “Daily Mail” ka kryer një investigim sa i takon investimit të parave të fituara nga droga të një shqiptari të dënuar në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për Klodjan Ccopja, 31 vjecc, nga Elbasani.“Bar restoranti ‘Living’ nuk do të dukej i papërshtatshëm në qendër të Londrës, ose një nga vendpushimet më të shtrenjta italiane. Por kjo nuk është Soho. Jemi në Bulevardin Qemal Stafa në Elbasan, Shqipëri, një nga qytetet më të depresionuara dhe më të ndotura në Europë. Është krejtësisht e zymtë. Kush do të kishte të ardhurat e mbledhura nga kursimet, që të ndërtonte një vend si “Living” në një vend si Elbasani?

Për këtë restorant janë të ardhurat nga biznesi i paligjshëm i një “manjati” me emrin Klodjan Copja”. Keshtu e nis artikullin reportazh prestigjiozja britanike “Daily Mail”, ne shkrimin e dates 25 Maj.“Në një prej pikturave të lokalit janë shkruar disa vargje nga kënga e grupit muzikor “The Beatles’ me titull All You Need Is Love “E gjitha që ju duhet është dashuria. Por në fakt ajo që duhet të shkruhej në këtë lokal është “E gjitha që ju duhet janë paratë e drogës” vijon me tej artikulli.

“Për mirë apo për keq, të gjithë në Elbasan e njohin zotin Çopja. Ai ngjason me Leonardo Di Caprion dhe kur kthehej nga Londra në Elbasan udhëtonte me një Ferrari të kuq. Perandoria e trafikut të kokainës ndërtuar nga 31 vjeçari Çopja u shkatërruar kur u diktuan korrierët e grupit. Për policinë angleze që hetoi rrjetin e tij kriminal ai ishte mjeshtër për t’u fshehur. Kur e pa që të gjithë anëtarët e rrjetit ranë në prangat e policisë kriminale angleze ai ilegalisht u largua për ti shpëtuar arrestit. Megjithatë Klodjan Copja do të arrestohej në kufirin greko-shqiptarë me një pasaportë të falsifikuar e më pas do të ekstradohej në Angli. Ndërkohë në Elbasan pak njerëz marrin guximin të përmendin emrin e Klodjan Copjas”, shkruan më tej “Daily Mail”.

Një qytetar nga Elbasani ka thene per gazetaret e ‘Daily Mail’: ”Një në tre persona në Elbasan kanë lidhje financiare me grupet kriminale. Prandaj edhe njerëzit nuk flasin për këtë problem. Nëse flet dikush do ta marrë vesh dhe makina jote është e rrezikuar të hidhet në erë. Në Elbasan janë tre grupe kriminale të lidhura me drogën në Angli nga ku ai i Klodjan Copjas është më i fuqishmi. Të gjithë ata janë të paprekshëm pasi e kanë blerë shtetin”.Daily Mail thotë se ka parë regjistrin e bizneseve shqiptare nga ku rezulton se lokali Livin i Klodjan Capajt është regjistruar në emrin e nënës së tij 62 vjeçare

DENIMI I COPJAS

30 – vjeçari Klodian Copja u dënua nga Kingston Croën Court, pasi u shpall fajtor për 3 akuza, atë të shpërndarjes së drogës së Klasit A, të Klasit C dhe të importit të drogës së Klasit A.Copja u kap nga Policia Metropolitane pas zbulimit të një rrjeti të shpërndarjes së kokainë në Britani nga Prilli i vitit 2013 deri në Korrik të 2015 -ës. Shqiptari ishte koka e një rrjeti të madh të shpërndarjes së kokainës, përgjegjëse për importimin e një sasie droge që kapte vlerë e 60 milion paundëve.

Met (Polici Metropolitane), në bashkëpunim me një numër të madh forcash të policisë nëpër Britani, zhvilloi një hetim të detajuar mbi lëtë rrjet të shpërndarjes së drogës që çoi në dënimin e 42 personave me një total prej 360 vitesh heqje lirie.Gjatë periudhës së parë, nga Prilli i vitit 2013 deri në Korrik të po këtij viti, efektivët e Met punuan me kolegët e tyre në Kent, Ëest Midlands, Bedfordshire dhe Thames Valley për të kryer një operacion përgjimesh mbi rrjetin e drogës të shqiptarit Copja.

Kjo çoi në arrestimin e 12 personave, klientë apo shpërndarës të drogës së Klasit A, me një vlerë prej rreth 2.5 milion paund.Ata u dënuan me 166 vite burg në total.Në Korrik të 2013 -ës, oficerët e policisë së Met ndaluan korrierët e 30 – vjeçarit Copja, me një sasi prej 11 kilogramë kokainë, 6.5 kilogramë heroinë dhe 3 kilogramë kanabis në zonën e Earls Court të Londrës.Gjatë arrestimeve, Copja u pa duke lëvizur me makinë në shtëpinë që konsiderohej si e sigurt nga grupi, përpara se të arratisej nga Britania po atë ditë.

30 – vjeçari u rikthye në këtë shtet në Mars të 2014 -ës dhe hetimi mbi rrjetin e tij vijoi.Mes Marsit të 2014 -ës dhe Korrikut të 2014 -ës, policia zbuloi se Copja kishte punësuar një rrjet të ri korrierësh.Një prej tyre u identifikua si korrieri që bënte rrugë çdo jave në Maidstone, Kent, ku ai takohej me një kamion që importonte kokainë nga kontinenti në Britaninë e Madhe.Një moment që droga mbërrinte në Britani, korrieri e shpërndante atë nëpër grupet e shumta të organizuara kriminale nëpër Londër, Birmingham, Leicester dhe Nottingham.

Copja u arratis sërish nga Britania e Madhe dhe rrjeti i tij u mbyll.Hetimet zbuluan se ky rrjet kishte importuar përafërsisht 540 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 23 milion paund, përpara se të ndaloheshin.Copja u rikthye në Britani sërish në Tetor të 2014 -ës dhe po rindërtoi rrjetin e tij të shpërndarjes së kokainës.Përgjimet telefonike e implikonin Copjan për orkestrim të rrjetit jashtë vendit.Pasi mori vesh se bashkëpunëtori i tij ishte arrestuar, ai qëndroi në arrati deri në Mars të 2017 -ës, kur u arrestua në Greqi dhe u ekstradua drejt Britanisë së Madhe.Klodjan Copja u dënua nga Gjykata e Kingston më 4 Gusht.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com