Një 30 vjeçare nga qyteti i Vlorës, nënë e një fëmije prej dy vitesh dergjet në shtrat si pasojë e një sëmundje që i ka krijuar paralizë në të gjithë trupin. Drita Zekaj thotë se është diagnostikuar me Encefalit dhe sëmundja përparon çdo ditë e më shumë, duke i shkaktuar paralize të pjesshme edhe në dorën e djathtë. Dhimbjet nuk e lejojne të ulet në karrike me rrota. Nëna e një vajze 10 vjec, e braktisur nga bashkëshorti pas shfaqjes së sëmundjes kërkon ndihmë që të mund të kryejë ndërhyrje kirugjikale për transplant të palcës.
Drita Zekaj: Ekziston mundësia e kurimit në një shtet tjetër. Operacioni kushton mbi 70 mijë euro. Sepse duhet të bëhet transplanti i palcës. Prej 2 vitesh jam ndarë nga burri. Edhe nëna e 30 vjeçares apelon për ndihmë për shërimin e të bijës, e cila rëndohet çdo ditë e më shumë.Zenepe Zekaj: Kush të ketë mundësi të verë dorën në zemër si për fëmijën e tij se ka dhe një fëmijë për të rritur. Shteti nëse ka mundësi mos na i lërë kështu. Të vetmet të ardhura për 30 vjecaren e sëmurë, janë pensioni i dy prindërve, ndërkohë që thotë se ndërhyrja për diagnozën e Encefalitit kushton të paktën 70 mijë euro.