Loading...

Ngeli në klasë, hakmarrja mori në qafë 17-vjeçarin, çfarë ndodhi

Një adoleshent pas hakmarrjes për shkak se ngeli ne klase e pëson keq. Ai vodhi regjistrat e matures se shkolles, por u pikas nga policia dhe tashme po hetohet i lire.

Më datë 31.05.2018, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit: K.Ç, 17 vjeç, banues në Bilisht.

Pasi shtetasi i mësipërm, dyshohet të jetë autor i vjedhjes së regjistrave të maturës së shkollës së mesme në Bilisht, ngjarje e ndodhur gjatë natës, të cilët më pas iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale këtij të fundit.

Nga veprimet hetimore të kryera shtetasi K.Ç rezulton ngelës në këtë vit shkollor. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com