Policia e Tiranë vuri në pranga edhe 2 policë. Një ditë pas arrestimit të 14 personave si pjesë e një grupi kriminale që merrej me falsifikimin e vizave.
Arian Uku dhe Entela Çala, inspektor në Seksionin e trafikut interurban në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe specialistë në Seksionin e Trafiqeve të Paligjshme në Tiranë janë vënë në pranga.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër ndalimi ndaj tyre me akuzën e falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave dhe formularëve, si dhe grup i strukturuar kriminal.
Dje u zbuluan edhe dy laboratorë që ndodhen në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, ndërsa ata operonin me viza false drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe.
Bëhet me dije se për një vizë paguhej nga 5 deri në 20 mijë euro