Një shqiptar është arrestuar nga policia greke në Janinë, ndërsa është identifikuar si efektiv policie. Shqiptar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane dhe u arrestua rreth mesnatës mes së hënës dhe të martës, në Kalapaki të Janinës.
Mediat greke raportojnë se shqiptari është 41 vjeç dhe u identifikua te efektivët si oficer policie, por agjentët grekë zbuluan se ndaj tij rëndonte një urdhër-arresti nga autoritetet italiane për trafik nga Shqipëria në Itali të 566 kg kanabis. Akt ky i kryer në vitin 2012.