Loading...

Në Belgjikë, merr peng një grua, autori qëllon dy policë dhe kalimtarin

Një burrë ka qëlluar dy oficerë të policisë në qytetin belg të Liezit, njoftoi mediat belge. Autori i krimit mori peng një grua dhe qëlloi në drejtim të efektivëve.

Gruaja mbahej peng brenda një shkollë. Pengmarrësi i paidentifikuar mori peng një grua pasi hapi zjarr mbi oficerët e policisë.

Më pas agresori është neutralizuar dhe gjate nderhyrjes se policise, teksa raportohet se therriti “Allahu Akbar” ka nisur te shtenat duke qëlluar dy oficerë të policisë dhe nje kalimtar në qytetin belg të Liezit, njoftojne mediat belge.

Autori hapi zjarr ndaj punonjësve të policisë rreth orës 10.30 në orën lokale dhe mori peng një grua brenda shkollës.

Një polic i tretë dhe një civil thuhet gjithashtu u plagosën gjatë shkëmbimit te zjarrit pranë L’athénée Léonie de Waha, një shkollë e mesme.

Faqja e internetit lokale të lajmeve DHnet.be raportoi se autori kishte bërtitur ‘Allahu Akbar’ kur nisi te shtenat, thone burime policore. Rrëmbyesi u neutralizua në orën 11 të mëngjesit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com