Loading...

Ndjekje e çmendur në det, 4 skafistët Vlonjat me gomone sfidojnë…. Ja çfarë iu gjet

Policia italiane kapi më 30 prill në ujërat e Adriatikut një gomone të mbushur me marijuanë e cila shonte nga Shqipëria dhe u vunë në pranga 4 skafistë shqiptarë.

Trupat ajrore dhe detare të agjensisë europiane Frontex identifikuan në ujërat e Adriatikut një gomone të ngarkuar më lëndë narkotike që po lundronte me shpejtësi të madhe drejt brigjeve pulieze.

Roja bregdetare italiane në ndihmë dhe të një helikopteri u vunë në ndjekje të gomones. Skafistët sapo kuptuan se ishin pikasur nga policia italiane nisën të hidhnin në det lëndën narkotike.

Pas disa minutash ndjekje, roja bregdetare italiane mundi të ndalojë mjetin lundrues.

Në përfundim të operacionit në gomone u sekuestruan 105 pako me marijuanë dhe 10 pako të tjera në det të hedhura pak më parë nga skafistët.

Sasia e marijuanës së sekuestruar është 2517 kg. Sipas Financës Italiane kjo sasi droge do të sillte një përfitim tregu prej 20 milionë euro.

Në gomone u gjet dhe një armë tip kalashnikov me 30 fishekë si dhe u ndaluan 4 skafistët shqiptarë të gjithë nga Vlora.

Skafistët e ndaluar janë ; M. B. 40 vjeç X. H. 30 vjeç, B. R. 30 vjeç C. S. 37 vjeç.

Dy prej tyre janë me precedent penal për trafik lëndësh narkotike.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com