Ka ndërruar jetë 25-vjeçari që u hodh gjatë natës së mbrëmshme nga pallati, pasi kishte plagosur gjatë një sherri prindërit.
Mësohet se shtetasi me inicialet B.S., u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Gjatë përleshjes 25-vjeçari ka goditur me thikë të atin dhe ka plagosur të ëmën, e cila kishte ndërhyrë për t’i ndarë.
Njoftimi i policisë
Më datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S., rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”.
Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasia A. S., rreth 53 vjeç.
Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë.
Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.