Loading...

Ndërron jetë e reja që u hodh nga kati i katërt i pallatit

35-vjeçarja e cila u hodh nga kati i katërt i pallatit në Fier ka ndërruar jete ne spital për shkak të plagëve të marra.

Ajo u dërgua ne gjendje te rende per jetën nga familjaret ne spitalin e Fierit kete pasdite pasi ishte hedhur nga ndërtesa ku banonte. Gruaja me inicialet E.S, banuese në Patos është hedhur nga kati i katërt i pallatit të saj. Dyshohet se ajo ka qenë ne kushtet e depresionit kur ka ndodhur ngjarja.

Informacioni paraprak fillestar per ngjarjen

Në datën 28.05.2018, rreth orës 16:25, në Urgjencën e Spitalit Fier ështe sjellë nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasja E.S, 35 vjeçe, banuese në Patos.

Dyshohet se shtetasja E.S është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon. Shtetasja e mësipërme ndodhet në sallën e kirurgjisë, nën kujdesin e personelit mjekësor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com