I dërguari i kancelares Merkel në Tiranë, Florian Hahn ka kërkuar ritme më të shpejta për Reformën në Drejtësi. Ai mbërriti në Tiranë mëngjesin e sotëm në një kohë kur Shqipëria pret marrjen e dritës jeshile nga Bashkimi Europian për të nisur pa kushte hapjen e negociatave.
Deputeti gjerman ka vlerësuar progresin me Vettingun, por ka nënvizuar ritmin e ulët të procesit.
Hahn është takuar me me Presidentin Meta, kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Ruçi, si dhe me dy krerët e koalicionit opozitar, Basha dhe Kryemadhi.
Deputeti i Merkelit ka shprehur shqetësime për Reformën Zgjedhore. Gjatë takimeve, ai u ka theksuar politikanëve shqiptarë interesin e lartë të Gjermanisë për një Reformë Zgjedhore përfundimtare e të plotë.