Ju do të keni vënë re se distanca e falangave të gishtit tuaj të vogël nuk është e njëjtë.
Besohet se gjatësia e saktë e secilës nga tre falangat mund të përcaktojë karakterin e personit dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për gishtin e vogël. Tre falangat e gishtit të vogël mund t’ju ndihmojnë të mësoni gjithçka për veten, por edhe për të tjerët.
Falanga 1
Nëse falanga e parë, ajo më larg nga pëllëmba e dorës, ka gjatësinë më të gjatë, kjo do të thotë se ju i jepni një përshtypje të thellë njerëzve. Ata ju konsiderojnë një udhëheqës dhe çdo herë që ata kanë një problem ata ju drejtohen për këshill.
Falanga 2
Nëse mesi i gishtit është më i gjatë, është një shenjë se je shumë i sjellshëm dhe i vëmendshëm. Ju shqetësoheni për të gjithë njerëzit rreth jush dhe përfaqësoni një figurë të vërtetë të nënës. Jeni shumë i mëshirshëm dhe ndjeni të gjitha vuajtjet e tyre, sikur ata të ishin tuajat.
Nga ana tjetër, nëse kjo pjesë e gishtit tuaj është më e shkurtër, kjo do të thotë që jeni shumë kokëfortë. Kjo është arsyeja pse, nganjëherë rezulton të jeni një person shumë i rëndë.
Falanga 3
Nëse pjesa e tretë e gishtit, ajo më e afërt me pëllëmbën e dorës, është më e shkurtër se dy të tjerat, ju jeni shumë të qetë dhe rrallë herë ndodh që ta ngritni zërin. Ju jeni shumë të sinqertë, por edhe naiv, sepse prisni që të gjithë të jenë si ju, kështu që shpesh keni probleme për shkak të kualitetit tuaj.