Loading...

Monika në hall, deputetët refuzojnë protestën e 26 Majit

Bashkëpunimi Basha-Kryemadhi ndonëse u krijua kundër qeverisë ka shkaktuar përçarje brenda kampit të LSI. Qysh prej caktimit të aksionit opozitar për mosbindje civile dhe bojkot të komisioneve parlamentare, deputetët e LSI kanë qenë të parët që kanë rrëzuar këtë aksion

. Ishte fillimisht deputeti i LSI, Robert Bitri ai i cili hodhi poshtë urdhrat e Bashës dhe Kryemadhit dhe më pas Edmond Haxhinasto, Nasip Naço etj. Kjo për faktin se deputetët e LSI, kanë marrë pjesë rregullisht në komisionet parlamentare madje përveç diskutimeve ata kanë bashkuar edhe votat e tyre me mazhorancën gjatë miratimit të projektligjeve.

Por përveç kësaj, në radhët e aksionit opozitar deputetët “rebel” janë shfaqur të distancuar edhe gjatë aksioneve që ka ndërmarrë opozita në Parlament ku ka bllokuar foltoren në shenjë proteste kundrejt kryeministrit. Veprime që shpesh nuk janë mirëpritur nga ana e 6 deputetëve të LSI, të cilët nuk janë bërë pjesë e këtyre shfaqjeve ndonëse Kryemadhi apo deputetë të tjerë të kësaj force janë bashkuar me demokratët.

Ndërkaq, distancimi i deputetëve të LSI nga PD u pa dhe para pak ditësh në protestën që opozita zhvilloi para Ministrisë së Brendshme ku deputetët e LSI nuk morën pjesë ndonëse Kryemadhi tha se partia e saj do rreshtohej krah PD.

Kryemadhi ende nuk ka marrë vendim për mënyrën se si do e trajtojë protestën e 26 majit, si një protestë kundër ministrit Xhafaj apo kundër Edi Ramës, kjo pasiguri vjen si pasojë se një pjesë e mirë e bazës së LSI-së, nuk duan të protestojnë kundër Fatmir Xhafës. Grupi i ashtuquajtur “rryma” e vjetër që kanë dhënë shenja në mbështetje të qeverisë dhe që kanë thyer disa herë urdhrin e Kryemadhit.Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com