Nuk ka zgjatur shumë bojkoti dhe mosbindja civile e Lulzim Bashës. Sot, opozita do të rikthehet në Parlament ku ka paralajmëruar një seancë jo normale. Burime nga grupet parlamentare të PD-së dhe LSI-së, bëjnë me dije se opozita nuk do të lejojë zhvillimin e një seance normale, për aq kohë sa ish-ministri i Brendshëm vijon të jetë i lirë dhe ndjek seancat parlamentare dhe gjithashtu katër nga protestuesit e Rrugës së Kombit mbahen në burg.
Mësohet se Basha më përpara do të thërrasë në një mbledhje Grupin Parlamentar demokrat ku edhe do të vendoset se cili do të jetë qëndrimi në Kuvend.
Deputetët demokratë në seancën e sotme, nuk do të lejojnë kolegëte tyre socialistë të flasin, aksion të cilin e mbështet edhe grupi parlamentar i LSI-së. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi pas mbledhjes së grupit se maxhoranca me çështjet që ka vendosur në rend dite, e ka imponuar anormalitetin e seancës.
Kjo duket se është një taktikë e kryetares së LSI, e cila tashmë e bëri rrugë që të zhvishet në Kuvend. Ndërsa Basha, nga paaftësia, zgjedh bojkotin, që e mban edhe me muaj, për Monikën kjo nuk është zgjidhje.
Monika dihet se do dhunë dhe përplasje fizike. Shpesh herë, ajo fut në rradhë të parë vajza 22-vjeçare që ka zgjehdur për deputete për tu goditur fizikisht me burrat e PS. Sipas burimeve, sherret që priten të ndodhin sot, janë të inskenuara nga LSI dhe janë miratuar edhe nga PD.