Loading...

Mjeku, Alban Ylli na i përplas të vërtetën në fytyrë: Asnjë shqiptar nuk duhet kurrsesi të pijë valium apo diazepam

1 në 4 persona, tek grupmosha e të moshuarve janë të prekur nga depresioni. Të dhënat referohen nga raporti i OBSH-së dhe studimet e kryera nga Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë. Sipas shefit të sëmundjeve kronike në ISHP, Alban Ylli, janë të shumta arsyet e prekjes nga depresioni, por akoma më e frikshme është mënyra se si kurohen.

“Diazepam, valium, gjëra të tilla. Vëmë re që të moshuari,t por dhe të rinjtë i marrin lehtësisht në farmaci pa asnjë recetë. I kemi krahasuar me të dhënat në vendet e tjera. Në vendet perëndimore, në vendet e BE kjo pothuajse nuk ndodh. Këto janë një zgjidhje e përkohshme e një problemi të përkohshëm.

Nuk duhet të përdoret si një përpjekje për të zgjidhur një problem më afatgjatë”, – shprehet Alban Ylli. Këto medikamente thjesht e mpijnë ankthin, por nuk e kurojnë depresionin dhe as nuk ndihmojnë në përmirësimin e tij.

Sipas Yllit, Lindja e Mesme quhet një nga rajonet me probleme më të larta të depresionit në botë. “Tek të moshuarit në të cilët ne kemi matur depresionin, kemi rreth ¼ persona që kanë shenja të depresionit klinik”, – thotë ai. Faktorët me natyrë social-ekonomike, tranzicionet e zgjatura janë disa.

Madje, edhe personat me arsimim më të ulët vërehet se kanë riskun për depresion më të lartë. Ka edhe një ndarje krahinore mes popullësisë që jeton në jug dhe veri, sipas të cilës ata që jetojnë në rajonin verior janë më të imunizuar ndaj depresionit, sesa personat e tjerë që jetojnë në rajonin jugor të vendit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com