Loading...

Misteret në klasë të maturantes në Vlorë !

Një ditë më parë në qytetin e Vlorës ka ndërruar jetë në klasë Gerta Kasa, maturante në gjimnazin “Jani Minga”.

Mjekët e kanë gjetur maturanten pa shenja jetë në klasë, ndërsa fillimisht u dyshua se ajo ka ndërruar jetë pasi vuante nga epilepsia.

Por epilepsinë e kanë hedhur poshtë edhe familjarët e 18-vjeçares, edhe mjekët nga Vlora të cilët kanë konfirmuar se krizat e asaj sëmundje nuk të sjellin vdekje të menjëhershme, shkruan “Panorama”.

Mjekët dyshojnë se 18-vjeçarja mund të ketë pësuar atak kardiak, gjë e cila ka rezultuar fatale për jetën e saj.

Sakaq përgjigjen përfundimtare, dhe dhënien fund të dilemave për vdekjen e nxënëses pritet t’i jap ekspertiza mjeko-ligjore.

Ka qenë babai i 18-vjeçares, që ka lëshuar akuza jo vetëm për mjekët, por dhe për drejtuesit e shkollës që, sipas tij, nuk i kanë dhënë ndihmë të shpejtë vajzës. I irrituar për humbjen e vajzës dhe vonesën e ambulancës, babai i saj ka kërkuar shpjegime nga mjekët për shkakun e vdekjes./ I.M-Dritare.net

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com