Loading...

Ministri Ditmir Bushati paralajmërim “bombë” nga Velipoja: Kush nuk i përgjigjet…

Ka nisur në Velipojë Turi i Llogaridhënies “Puna për Shqiperinë që duam”.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrit i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe deputët e qarkut u ndalen në Njësinë Administrative Velipojë në një bashkëbisedim me banorët e zonës lidhur me problematikat dhe shqetësimet e tyre.

Bushati u ndal fillimisht tek investimi për rrugën e Velipojës e cila pritet të japë një impakt të menjëhershëm në zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Bushati u ndal gjithashtu tek rekomandimi i KE-së për Shqiperinë si konfirmim për reformat e ndërmarra nga qeveria por edhe tek puna për reformën e drejtësisë.
Sipas Bushatit kush nuk i përgjigjet qytetarëve do të largohet.
Sakaq ministri Klosi u ndal tek vendimi i marrë nga qeveria shqiptare për te ndaluar derdhjen e ujrave të zeza në det me qëllim plazhe sa më të pastra dhe me standarte. Klosi theksoi se reduktimi i TVSH për hotelerinë është një tjetër masë e qeverisë për të nxitur investimet.

Nga banorët u ngriten shqetësime përsa i takon proçesit të legalizimit, sherbimit të hipotekave dhe problematika lidhur me punësimet në arsim për të cilat drejtorët përkatës shpjeguan masat e marra.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com