Loading...

Ministri deklaron hapur sot që është homoseksual

Ministri francez i Teknologjisë, Mounir Mahjoubi, ka treguar publikisht orientimin e tij seksual, duke thënë se ai është homoseksual.

Mahjoubi, 34-vjeçar tha se ‘Homofobia nganjëherë na detyron të përshtatemi dhe të qëndrojmë vetëm për të shmangur urrejtjen dhe për të jetuar jetën tonë. Homofobia është një sëmundje që pushton shkollat dhe helmon familjet’.

Mounir është djali i imigrantëve marokenë, i cili arriti sukses në fushën e teknologjisë, e më pas iu bashkua ekipit të Presidentit  Emmanuel Macron.

Mahjoubi nuk është politikani i parë francez që ka treguar publikisht orientimin e tij seksual, por ai tha se përvoja e tij personale mund të frymëzojë ata që përballen me paragjykime.

“Duhet t’i kujtojmë pasojat e homofobisë në jetën e përditshme, sidomos për të rinjtë”, u shpreh ai.

Numri i sulmeve fizike për shkak të homofobisë në Francë është rritur për 15 për qind që nga viti 2017.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com