Loading...

Midhjet Shqiptare , cilësia e parë e produkteve të detit

Midhjet konsiderohen e ardhmja e industrisë së produkteve të detit në Shqipëri.

Eksporti i këtyre produkteve pritet ta kthejë Butrintin në epiqendrën e prodhimit të midhjeve në mbarë Evropën.

Për të pestin vit radhazi në qytetin e Sarandës u hap sezoni turistik në një mënyrë krejt të veçantë ku turistë vendas e të huaj u njohën me traditwn shumë vjeçare e Butrintit në prodhimin e midhjeve.

Si për t’i demonstruar turistëve të parë mikpritjen e shqiptarëve, u organizuan panaire kulinare dhe të traditës.

Në sezonin turistik midhjet janë specialiteti më i kërkuar nga turistët, dhe për një arsye shumë të mirë, ato janë të pasura në shije dhe në vlera gjithashtu.
Potencial i Artë Fitimprurës
Sipas të dhënave , Butrinti ka potencial në prodhimin e mbi 10,000 ton midhje në vit. Shqipëria ka dy pika kryesore për prodhimin e midhjeve- njëra në Butrint dhe tjetra në Shëngjin.

Kultivimi i midhjeve në Shëngjin është në hapat e parë të tij, me një prodhim që arrin në përafërsisht 500 ton në vit.

Prodhimi në lagunën e Butrintit është një traditë shumë vjeçare, ndërkohë që vendasit e cilësojnë lagunën si vendin ideal për prodhimin e midhjeve, jo vetëm në aspektin e temperaturës së ujit por edhe në nivelin e duhur të kripës.

Laguna furnizohet me ujë të freskët nga lumenjtë që derdhen në të. Ajo është e ndërlidhur me detin nëpërmjet një rruge të ngushtë ujore.

Një strukturë e tillë lejon përzierjen e ujit të ëmbël dhe atij me kripë duke krijuar kështu kushtet ideale për kultivimin e midhjeve.
Vlerat shëndetësore
Ajo që duhet të veçojmë është se midhjet ofrojnë shumë vlera shëndetsore. Ato kanë fuqinë të promovojnë funksionin e shëndetshëm të qelizave.

Midhjet janë të pasura me proteinë që është përgjegjëse për shumë prej funksioneve qelizore të organizmit, duke i dhënë mbështetje strukturore për formën, komunikimin dhe ndërveprimin e shëndetshëm të qelizave.

Midhjet përmirësojnë shëndetin e trurit.

Ato janë një burim fantastik i acideve yndyrore Omega-3, të cilat janë thelbësore për trurin.

Ato përmbajnë edhe vitaminën B-12 që së bashku me acidin yndyror mbrojnë trurin dhe ruajnë kujtesën me kalimin e moshës.

Midhjet lehtësojnë qarkullimin e shëndetshëm në organet e rëndësishme dhe muskujt duke forcuar enët e gjakut dhe përmirësuar rrjedhjen e tij.

AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni midhje që të garantoni një sistem qarkullues të shëndetshëm.

Në një racion prej 85 gramësh do të gjeni 340% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B-12, një sasi domethënëse që bën ndryshim në organizëm.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com