Loading...

Meta, pasi “korruptoi” Donald Lu-në, që e bëri të këndojë e kërcejë “Baftjarin”, tani kërkon të “korruptojë” Zotin. Në krah ka Fahriun dhe “armikun” Doshi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mori pjesë në meshën e shenjtë të së martës, në Kishën e Shën Ndout, në Laç. Ka qënë ditë e martë sot, dhe këto ditë janë të shenjta, ku mblidhen mijëra e mijëra qytetarë.

Këtë të martë u’a kishte zënë “Baba Likja”, teksa shkoi për të parë meshën e ngritur nga Kardinad Ernest Troshani. Pas vizitës në kishë, Kreu i Shtetit e dekoroi Kardinalin Ernest Troshani me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me rastin e vitit të Skënderbeut dhe të 90-vjetorit të lindjes së kardinalit shqiptar.

Dekoratën “Nderi i Kombit” kardinali shqiptar Troshani e kishte marrë nga ish presidenti Bujar Nishani, ndërkohë që Ilir Meta e ka plotësuar tërësisht konturin dhe hierarkinë e dekoratave.

Ajo që ka rënë në sy, ka qënë fakti se Ilir Meta po i viziton të gjitha vendet e shenjta, të gjitha kishat, të gjitha xhamitë dhe kudo merr nga një lutje nga njerëzit e zotit. Është shumë për t’u habitur nëse Ilir Meta kërkon vetëm të lajë gjynahet apo ka dhe ndonjë qëllim tjetër, që këto kohët e fundit gjithçka e lidh me fenë dhe ‘njerëzit e zotit’.

Duke qënë se në krah kishte vërtetë ekstreme të marrëdhënieve politike dhe këshillimore, bëhet fjalë për këshilltarin e Bashës dhe botuesin i gazetës “55” Fahri Balliun, një ish komunist kundër kishave dhe xhamive, por që në demokracinë e vonë, nga viti 1992 kaloi me PD.

Fahri Balliu është miku i ngushtë i Ilir Metës dhe njeri ndër këshilltarët më të fortë të tij, aq sa dhe humori i Presidentit varet thjeshtë dhe vetëm nga komunikimi me Faron. Por në krah, shumë larg tij, Meta kishte dhe ish deputetin e PS, tashmë deputet i PSD Tom Doshin, me të cilin është në proces gjyqësor pasi Doshi e ka akuzuar Metën se ka dashur ta eliminojë fizikisht.

Nuk po përmendim ekspertin e vendeve islamike dhe të fesë islame që merrte pjesë në ngritjen e meshës te kisha simbol e shqiptarëve kisha e “Shën Ndout” në Laç, këshilltarin e Metës, Ilir Kulla.

Me sa duket Ilir Meta ka qënë i “blinduar” mirë teksa ka mbërritur në Laç tek Kisha e “Shën Ndout”, ndoshta me qëllimin e vetëm për të “korruptuar” dhe Zotin që t’i falë mëkatet. Pasi me aq shumë mëkate që ka në shpinë, vetëm një Zot “i kurruptuar” mund t’ia falë të gjitha gjynahet dhe të pastrojë deri diku shpirtin e Ilir Metës.

Fundja “Baba Likja” ia del gjithnjë. Kemi besim të plotë se ia del, pasi kur “korruptoi” të pakorruptueshmin Donald Lu, “gjuetarin” e “peshqve të mëdhenj”, teksa e detyroi që të hidhte valle dhe të këndonte nën tingujt e “Baftjarit”, nuk ka asgjë të pamundur për Ilir Metën!

Duke qënë se ambasadori amerikan Donald Lu është ‘Zoti’ për shqiptarët, dhe Zoti i madh dhe të vërtetë në qiell të cilit iu fal sot, i bie që Ilir Meta të ketë “korruptuar” me të vërtetë Zotat e shqiptarëve.

Nuk është pak kjo për një njeri që ulet dhe ngrihet me mendimin se do të jetë në burg për të larë të gjitha gjynahet, por që si fillim u bë President. Hë për hë… Me gjithë “Baftjarin”./Pamfleti.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com