Xhelozia është një nga pistat në të cilat po heton policia italiane, për tragjedinë në familjen Mehmeti, ku pas nje sherri, burri, Xhevdet Mehmeti la te vdekur me tre goditje thike gruan e tij Elca Tereziu.
Mediat italiane, referuar deklaratës së dhëne nga avokati i shqiptarit, shkruajnë se shkak i sherrit qe perfundoi tragjikisht, u bë nje mesazh që gruaja pa ne telefonin e te shoqit. Thuhet se ishte një mesazh që burri i kishte dërguar një kusherires së tij në moshë, por me një emoji në fund, të cilën gruaja, raportohet se e ka keqkuptuar.
Pas kesaj, ajo ka telefonuar me urgjence vëllane, duke iu ankuar per sjelljen e papershtatshme të të shoqit. Me tej, mes tyre ka nisur sherri, me fjale, me hedhje sendesh të forta dhe burri rrembeu thiken. Fundi me tej, dihet.
“Nga sot jeta ime ka marrë fund“, mësohet të kete thene autori, sipas mediave italiane, te cilat kane nxjerre deshmine e tij gjatë marrjes në pyetje në polici.
Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Mediat italiane shkruajnë se mes tyre fillimisht kishte pasur një zënkë të ashpër që pati një fund tragjik. Madje thuhet se 52-vjeçarja ishte dhunuar edhe me pare, por nuk kishte bërë kurrë denoncim në polici.
Edhe dy fëmijët e çiftit, 17 dhe 19 vjeçarë u morën në pyetje nga autoritetet italiane dhe tani jane me familjarët e tyre.
Siç tha avokati i shqiptarit, citojne mediat italiane, Mehmeti iu ishte përgjigjur të gjitha pyetjeve të karabinierëve.
“Është shumë i tronditur dhe po kupton atë që ka bërë, pavarësisht se nuk e mban mend mirë sulmin ndaj gruas”, tha ai.
Sipas këtij të fundit, në polici 57-vjeçari ka treguar për një martesë të vështirë dhe problematike, e vështirësuar edhe më shumë, sipas tij nga xhelozia pa motiv e bashkëshortes. Të paktën kështu ka pretenduar Mehmeti në polici.