Loading...

Mesazhi i fortë i Donald Lu-së ndaj Ramës, Berishës e Metës, dhe përgjigja anemike nëpërmjet “lapsit” të Bushatit

Skeçi i Portokallisë së kësaj jave nuk duket se ishte thjesht një fabul komike, pasi duket se përbënte një metaforë reale të asaj që Donald Lu-ja personazhi real i skeçit donte të përcillte.

Fraza e Lu-së ishte lapidare kur personazhit të Edi Ramës në show-un komik ai i bëri thirrje: “Ndaje mendjen do shkosh këndej apo andej”.

Kush ka mend në kokë e kuptoi qartë, prerë dhe saktë mesazhin e qeverisë së Donald Trumpit, e cila sapo i ka zgjatur mandatin ambasadorit të saj në Tiranë.

Në mënyrë precise në Portokalli personazhet e Berishës, Bashës dhe Monika Kryemadhit ishin në një front, Edi Rama ishte në mes dhe lëvizte here këndej e here andej, ndërsa Donald Lu-ja, jo personazhi, por ambasadori i SHBA-së në Tiranë i bënte thirrje aktorit që imitonte kryeministrit që ta ndante mendjen nëse do ishte me Berishën apo me SHBA-në.

Mesazh më i qartë nuk ka pasur ndonjëherë.

Dhe menjëherë pas asaj performance që ishte shumë e qartë dhe që pati një përkrahje shumë të madhe nga publiku në sale (në portokalli nuk shkojnë njerëz me 5 mijë lekë, por ai që do dhe që e paguan biletën), një zë nga qarqet anti reform e ka cilësuar vettingun si një kob.

Është Anti Bushati, gazetari që për 4 vjet nuk është vetëm kundërshtari i Edi Ramës, por lustraxhiu i Bashës dhe Kryemadhit sot dhe Berisha-Metës dje.

Anti Bushati, sëbashku me Shkullakun është kalemi zyrtar i antireformës në drejtësi.

Sot  Bushati shkruan i shqetësuar në përkrahjen popullore për largimin e të korruptuarve nga drejtësia.

Bushati, i cili sulmon ashpër Donald Lu-në shkruan se

“Fatëkeqësisht, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë, në Shqipëri, po triumfon gjuetia e shtrigave ndaj të djeshmes, përpara preokupimit për të nesërmen.

Dhe ky është sinjali që duhet të n’a shqetësojë.

Sepse as deklamimet e diplomatëve dhe qeveritarëve  as enumeracioni që ata i bëjnë kokave të prera deri më tani, nuk janë një garanci për të ardhmen.  Në të kundërtën, ato mund të jenë spektakli zhurmëmadh që na pengon t’i shohim rreziqet e saj”.

Pra në mënyrë të qartë, njeriu fenomen që nuk thërriti asnjë here për krimin dhe mafia-n në Shqipëri, madje është paguar kokërr më kokërr, e quan gjueti shtrigash një process kontrolli pasurie.

Gjueti shtrigash është të akuzosh pa baza, gjueti shtrigash është të sulmosh të pambrojturin, ose viktimën që do t’I marrësh gjobën, por jo kontrollit të pasurisë së zyrtarëve më të lartë të shtetit.

Në botën perëndimore, por edhe lindore, është standard, madje ka qenë edhe në perandoritë e vjetra që nga ajo Romake, Bizanti e madje edhe osmanët që kadiun që madje nuk i jepnin as grua që të mos ketë kunetër e krushq për të favorizuar e fshehur pasurinë.

Tashmë po duket e qartë se ajo që ka ndodhur në këto katër vite ka qenë një luftë e hapur pro dhe kundër pastrimit të zyrtarëve të shtetit shqiptar.

Andi Bushati e tha qartë dhe nuk ka dyshim se lufta e tij kundër krimit e korrupsionit është pikërisht për ta mbrojtur atë.

E jo më kot sulmojnë edhe Donald Lu-në, duke shpresuar se Trump do ta heqë.

Porduket se Trump-i dëgjoi shqiptarët dhe jo Bushatët…/Pamfleti.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com