Loading...

“Më iku motra më la dy fëmijë, më thuaj moj zemër ç’të bëj unë tani”

Shqiptarja u vra nga burri në Itali rrëqeth me dedikimin vëllai i shqiptares së masakruar nga burri.

Vëllai i së ndjerës, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka përlotur. Në ato pak rreshta që ka shkruar kuptohet qartë dhimbja e madhe në familjen Tereziu, sidomos te dy djemtë e Elcës.

Ja dedikimi i plotë:

“Më thuaj moj zemër ç’të bëj unë tani, më iku motra më la dy fëmijë. Më iku motra të takojë babanë, më la dy fëmijët me kokën mënjanë më thuaj moj zemër kë të mbaj më parë, Marion apo Danielin.

Ngelën duke qarë, jashtë bie shi. Ç’do bësh ti moj nënë, shiun s’ke për ta parë, ngelem duke qarë! Nuk duroj dot moj nënë kur tavolinën shtruar e shikoj të dua këtu afër të të përqafoj. Fjalët e fëmijëve të ishe ti dëgjoje, të prekin thellë në zemër, veten do shkatërroje…

Nuk mund t’i shkruaj të gjitha këto që thonë e pa harruar do mbetesh në zemrën tonë. Oh sa doja të shkruaja, por nuk duroj dot moj motër, më vjen të pëllcas… Fli e qetë moj motër, kurrë nuk do të harrojë fëmijët e tu, unë do t’i mbroj!

I shkruajta këto fjalë pa ndaluar, kështu do jem unë me ta, gjithmonë të bashkuar! I pa harruar qoftë kujtimi yt”.

Image

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com