Në orën 07:00 ka nisur takimi i kryeministrit, Ramush Haradinaj me zëvendësministrat e qeverisë së tij.
Takimi është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës, përderisa Haradinaj pritet të flasë lidhur me raportet e dorëzuar nga vetë zv/.ministrat për punën e tyre në ministritë përkatëse.
Në fjalimin e tij hyrës kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se kjo është një dëshmi që secili e ndjen peshën e përgjegjësisë.
“Ju e dini që keni përgjegjësi ligjore kushtetuese. Raportet janë një raportim i aktiviteteve tuaja, këto janë dinamikat e juaj, kjo është dëshmi që ju keni hy në punë jeni në temën e juaj. Në të ardhmen në çdo 6 mujor do kishim pas dëshirë që nga ana e narrativit”, ka thënë Haradinaj.
Ai më tutje ka thënë se është thellë i bindur se 6 muaj më vonë, nëse shkohet me këtë frymë është i bindur se do shohim ndryshime të tjera, raporton Express.
“Ka pas një seriozitet të gjithë juve, na nevojitet aktivitet dhe angazhim narrativ se çka janë rezultatet e punës tonë si zv.ministra”.
Mediat janë lejuar te rrinë brenda vetëm gjatë fjalimit të kryeministrit Haradinaj, me momentum kur ka filluar te flas Gjergj Dedaj ata janë larguar nga takimi.
Ditë më parë Haradinaj ka pranuar shumicën e raporteve të kërkuara përderisa duhet përkujtuar që në Qeverinë e Kosovës janë të punësuar mbi 70 zëvendësministra, numri i më i madh që ka pasur ndonjëherë ndonjëra prej qeverive të vendit.