Loading...

Mashtronin me vizat, arrestohen 41 persona

Drejtori i Policisë së Përgjithshme të Shtetit, Ardi Veliu ka bërë të ditura detaje të reja nga operacioni i koduar “272”, duke shkatërruar një rrjet të mashtrimit me vizat. Në një konferencë për mediat, Veliu tha se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 41 persona.

Ata akuzohen për falsifikim të vizave, vulave, stampave dhe pasaportave. Pasa kësaj ata transportonin njerëz në shtet të ndryshme, si në SHBA, Kanada, etj.

Sakaq, kreu i Policisë ka publikuar edhe emrat e disa personave të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “272”.

Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Mario Myrtaj, Albert Xheilaj, Gentjan Stojku, Florian Hysenaj
Entela Cala (police), Arjan Uku (polic), Kledi Beshi, Arben Kadiu, Ylli Gogaj, Aleksandër Leka, Shpëtim Mema, Qazim Hysko, Riozalba Hotaj. Gjithashtu i shpall në kërkim shtetasi L.B 22 vjeç nga Gjirokastra.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com