Loading...

Mali më enigmatik në Shqipëri që u vizitua nga 170 mijë persona brenda vitit

Mali i Tomorrit bën pjesë në Parkun Kombëtar me të njëjtin emër.

Për vitin 2017, në këtë park janë futur rreth 160 mijë turistë vendas e të huaj të cilët kanë vizituar edhe qytetin e Beratit. Ky është një numër i konsiderueshëm për një Park Natyrorë që kërkon aftësi fizike të veçantë për ta eksploruar për shkak të terrenit të tij malor dhe të vështirë në rrugë kalime.
Mali i Tomorrit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Edhe këtë fillimvit,nuk kanë munguar ngjitjet sportive në shpatet me borë apo aventurier të rafftingut në kanionet e Osumit.
Ecjet në këmbë dhe me motorra në shtigjet e hapura posaçërisht për vizitorët turistik vendas e të huaj, e kanë bërë më të lehtë orientimin dhe ngjitjen në lartësitë e vështira të këtij mali mitik shkruan ATSH..
Parku Kombëtar i Tomorrit ka qenë tepër i vizitueshëm këtë vit.
Nga Administra e këtij parku raportohet se numri i vizitorëve në 2017 ka qenë rreth 170 mijë vizitorë dhe nga këta rreth 20 mijë kanë qenë turistë të huaj, kryesisht nga vendet nordike.
Nën këmbët e Tomorrit rrjedh Lumi Osum që duke zbritur në terrene tepër malore ka krijuar kanionet e famshëm të tijë tepër të vizituar sidomos në stinën e verës.
Por, jo vetëm kanionet, në këtë intenerar gjenden dhe disa objekte kulti të feve kristiane e bektashiane. Gjenden Monumente të Natyrës dhe të Kulturës.
Berati, qytet i mbrojtur nga UNESCO, ka një sërë objektesh kulturore për tu vizituar.
Është kalaja, themelet e së cilës prekin lashtësinë me 2400 vitet e saj, kishat bizantine, muzetë e shumtë që nga Onufri deri te ai i etnografisë, xhamitë karakteristike si ajo e “ Beqarve”, xhamia “ Plumb” etj.
Drejtori i AdZM-së Berat Fatos Nako thotë se turizmi i bardhë i këtij dimri do të na gjejë me një strukturë të re rrugore (shtigje turistike) drejt lartësive të pa shkelura më parë.
Ai tha se rangersat dhe specialistët e guidave po përgatiten për këtë sezon.
Turizmi i bardhë ka nisur, po kështu kanë nisur dhe përgatitjet për ta shfrytëzuar atë.
Tomorri është mali më i veçantë në Shqipëri dhe më enigmatiku. Është quajtur froni i perëndive për lartësinë, egërsinë, bukurinë dhe enigmën e tij.
Aty mbretëronte sipas mitologjisë Dodona Pellazgjike ose Dodona “Dimër Keqe”. Ka zona të mbuluara me borë të përjetshme si dhe shumë burime ujore disa edhe të çuditshëm si ai i kuçedrës.
Gojëdhëna thotë se atë e komandon një kuçedër që e lëshon dhe e pret ujin kur do ajo.
Dhe vërtet uji në këtë burim rrjedh me ndërprerje.
Mund të jesh duke pirë ujë në të dhe befas ai ndërpritet. Gjeologët e shpjegojnë si një fenomen gjeologjik që ndodh në shtresat tektonike të nëntomorrit, por ka dhe një gojëdhënë që flet se ai mal qëndron sipër diçkaje, pra poshtë tij fshihet diçka.
Në stinën e dimrit zbardhet i gjithi dhe vizitorët nuk i mungojnë.
Turisti duke udhëtuar drejt tij, mund të shfrytëzojë kanionet e Lumit Osum, shpellat e rrjedhës së tij, mund të njihet me monumente kulture të vjetra si ura, kisha e teqe, por mund të ushtrojë dhe sportin e skive apo të ngjitjeve malore.
Në fundjavë drejt këtij mali udhëtojnë aventurier e borës të ngjitjeve malore si dhe ata që pëlqejnë rrëshqitjet me ski.
Nga agjencitë turistike të Beratit por dhe nga Tirana, kanë bërë pronotime për të kaluar festat e fund vitit ne qytetin e Beratit dhe në zonat me borë të Tomorrit./ATSH

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com