Njollat e errëta në lëkurë shfaqen me kalimin e viteve dhe arsyeja kryesore e tyre lidhet me ekspozimin ndaj rrezeve ultravjollcë për një kohë të gjatë. Sa më shumë të merrni nga këto rreze, aq më shpejt ndodh procesi i melaninës në trupin tuaj.
Këto njolla mund të shfaqen edhe në msohën 20 vjeç dhe kjo varet nga lloji i lëkurës dhe sasia e rrezeve ultavjollcë.
Lajmi i mirë është se ekzistojnë metoda të sigurta për largimin e këtyre shenjave të padëshiruara. Nëse nuk ju pëlqen pamja e këtyre shenjave të moshës dhe jeni duke kërkuar një mënyrë për t’i hequr ato, atëherë ne kemi një zgjidhje për ju. Përbërësit i keni me shumë siguri në kuzhinë.
Dermatologët thonë se ky locion shtëpiak është gjithashtu shumë i dobishëm për heqjen e skuqjes, acarimit dhe zbardhjen e lëkurës. Ai po ashtu ndihmon në eliminimin e akneve dhe pikave të zeza. Mjafton të kombinoni majdanozin me lëng limoni duke ndjekur udhëzimet e recetës së mëposhtme:
Përbërësit:
2 lugë gjelle gjethe majdanoz të grirë
1 lugë çaji lëng limoni
Udhëzime:
Hidhni fillimisht majdanozin në një enë me 200 ml ujë. Vendosini në zjarr të ziejnë për rreth 15 minuta. Largojini më pas nga zjarri dhe lërini të ftohen.
Kulloni lëngun e majdanozit dhe hidheni në një tas të vogël. Shtoni në të edhe lëngun e limonit.
Përziejini mirë dhe tranferojeni ilaçin në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në frigorifer.
Duhet të aplikoni vetëm pak nga ky locion në lëkurë dhe ta masazhoni butësisht me lëvizje rrethore.
Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje. Ndiqeni këtë trajtim për vetëm 14 ditë dhe do të mahniteni nga rezultatet.