Loading...

Luli majë plehut hipi si këndes, tha se do të bënte Revolucion Francez!

Këta demokratët,
janë vërtet çudi,
kur thonë- se pjesëmarrja,
s’ka shumë rëndësi!

Veç kur u braktis,
Shtëpia Qendrore,
doli se pjesëmarrja,
s’qënka kryesore!

Mungesa e njerëzve,
këdo e fundos,
sepse është shumica,
ajo që vendos!

Meqë tani s’do,
që t’i numërojë,
se sa e mbështesin,
si do ta kuptojë?!

Meqë veten s’kanë,
si ta ngushëllojnë,
daullet pas dasme,
në Katund vazhdojnë!

Sërish na çuditi,
kalamani blu,
se Bota mësoi,
çfarë bëhet këtu!

Kalamani blu,
na çuditi ne,
se s’tha në protestë,
asnjë gjë të re!

Të gjitha sa tha,
ky dështak i mjerë,
i kishim dëgjuar,
them me qindra herë!

Biles dhe ata,
që nga bjeshkët vinin,
fjalimin e Lulit,
përmendësh e dinin!

Lulushi që mbolli,
në SHQUP dekadencën,
vetëm me pjesmarrjen,
bënte diferencën!

Po pjesëmarrja qe,
për të qarë me lot,
ndaj dhe diferencën,
nuk e bëri dot!

Me këtë dështim,
nuk është se më qeshet,
se s’është aq kollaj,
që t’i mbushësh sheshet!

Nishani-me zjarr,
Ramën kërcënoi,
kuptohet shumë njerëz,
urgjent i largoi!

Luli majë plehut,
hipi si këndes,
tha se do të bënte,
Revolucion Francez!

Mirë ai s’e di,
po si s’i tha Noka,
në atë Francezin,
u prenë shumë koka!

Po edhe Gërdalla,
nuk ndenji mënjanë,
tha-ta vrasim Ramën,
ta hedhim në Lanë!

Shumë që për të ardhur,
në mëndje e kishin,
e ndërruan mendjen,
se për luftë nuk ishin!

Me këto të trija,
dhe Babolen shto,
sheshi fare bosh,
do qe domosdo!

Luli u tregua,
një super idiot,
se me prerje kokash,
njerëzit s’i fton dot!

Të djathtë e të majtë,
nga gjumi janë zgjuar,
koha e gjakderdhjes,
me kohë ka mbaruar!

Pastaj edhe data,
Njëzet e Gjashtë Maj,
i kujtoi PD-së,
gjithë krimet e saj!

Demonstrata janë,
teste për partinë,
ndaj vetëm pjesëmarrja,
e ka rëndësinë!

Numri i madh,
të voglin e mund,
dhe Mathematikën,
s’ka Zot që e tund!

Tani i gjithë SHQUPI,
është në një sherr,
se nga kjo gremisje,
veten kurrë s’e merr!

Arben Duka

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com