Loading...

Lul gjej një skenar për të qenë!

Ti Lul je dembel. Ta kanë ngec at punë në dorë dhe duket që e bën si për ta hequr qafe. Ti s’ke ëndërr të drejtosh Shqipërinë dhe me vete thua – “ca më duhet mua kjo punë” dhe fort faj nuk ke, por tashmë je brenda my wannabe leader dhe pozicioni ta kërkon të jesh më ngjitës, më i besueshëm për njerëzit.
Shkruan Keti Bazhdari

Skenari i 5 ditëve më parë me Agronin(Geronin) nuk ngjiti. Do të mund të realizoje plot të tjerë, po të ishe vetë i pastër dhe pak më punëtor.

Ti Lul je dembel. Ta kanë ngec at punë në dorë dhe duket që e bën si për ta hequr qafe. Ti s’ke ëndërr të drejtosh Shqipërinë dhe me vete thua – “ca më duhet mua kjo punë” dhe fort faj nuk ke, por tashmë je brenda my wannabe leader dhe pozicioni ta kërkon të jesh më ngjitës, më i besueshëm për njerëzit.
Duket që politikën e ke ndjekur nga televizori, me ato turmat energjike, që rrethonin gjysh Saliun, dajë Fatosin e axhe Edin, dhe ke menduar pse jo edhe unë, por nuk është se e ke fort haberin si arrihet deri aty.

Njerëzve mund t’u thuash plot gënjeshtra, sic bën cdo ditë, por ajo që ka rëndësi është t’i besosh ti i pari, pasi dallohesh lehtë që s’i beson as vetë dhe nëse në cdo aspekt të jetës realizmi është dicka e mirë, në lojën politike të gënjeshtrës, të tradhëton.

Mund të rreshtoje edhe të vërteta. Oh sa shumë të vërteta do të mund të rreshtoje, por kjo kërkon moral, kurajo e aftësi të gjithanshme, gjë që s’është rasti yt.

Por të rrimë te skenari i para 5 ditëve.
Unë s’kam asnjë interes në këtë histori të mbroj njërin apo të fajësoj tjetrin. Unë kam qenë e do të mbetem një person i vendosur në luftë me injorancën e krimin e sidomos krimin penetrues në politikë, edhe pse kjo më ka penalizuar në jo pak raste.

Por a ia ka arritur ajo video 2minutëshe, që Fatmir Xhafën t’na e shesë tashmë, si përfaqësues të krimit apo familjeve mafioze në Shqipëri? Dhe, a gëzonte videoja besueshmërinë e duhur për ta përmbushur këtë mision, pavarësisht e montuar apo jo?

Këto janë cështje që cdo rregjisor politik duhet të ngrejë, para se të hedhë në treg prodhimin e vet.
Cdo njeri në këtë botë ka një aureolë, të dhënë nga Zoti apo natyra, quajeni si të doni dhe është tejet e vështirë t’i gjeneroni, një tjetër të re, krejt të kundërt me origjinalen, e aq më tepër me një përpjekje kaq naive.

Pse e quaj naive? S’dua të flas hic për vertetësinë e videos, e përsëris. Le të jetë e vërtetë si buka që hamë.
Idea, qasja dhe aktorët në video janë njëri më naiv se tjetri. Për aq sa ne si popull arrijmë të intuitojmë dhe njohim Fatmir Xhafën, s’ka kurrëfarë lidhje ajo cfarë ai përfaqëson e reflekton me atë cfarë llafos ky tipi Agroni apo Geroni i videos, që përvec se i lehtë nga natyra duket qartazi viktimë e gjysh Saliut, sot edhe dje. Biles do thoja, që kur të vijë koha të bëhet një muze në nder të bacës Sali, këtë videon me e projektu aty me deciturën “para dhe pas Saliut”.

Pasi falë vullnetit të këtij “vigani liberator”, Saliut te I, rinia e vitit 97 u katandis “mo Zo mà keq” në rrugët e botës, duke shitur trupin e c’ka kishte, palè pastaj ca cigare ashash e viza kokainë.
Tani s’ka faj, i takon edhe të tallet Saliut te II, me viktimat e veta. Agroni apo Geroni, në cdo realitet tjetër, do ishte një punonjës apo zyrtar i rëndomtë, që as ashashin s’do i kishte rënë rasa me e provu, por ja falë Saliut i erdhi dita me u bo “vagabond i madh” ne jetë e kapobandë me bashkëpunëtorë të rrezikshëm në film(si ky derëziu që do të shikoni në seritë në vazhdim të videos).
Tani, Lul, të dalim prapë te Fatmir Xhafaj.

Sipas teje, ca e lidh konkretisht apo virtualisht Fatmirin si personalitet me këto personazhet e telenovelës suaj me pjese, përvec të qenurit vëllezër biologjikisht e shokë kodra pas bregut të vëllait?!
Mos po kujton se njerëzia është zgjuar mjesin e 15 majit duke menduar se Fatmir Xhafaj qenka një i tmerrshëm, që drejtoka trafiqe të mëdha me këtë Geron “kokën” apo më shumë mundësi jemi zgjuar këto dy muajt e fundit dhe kemi parë se si me shumë delikatesë, pa rënë shumë në sy, ministri i brendshëm në bashkëpunim dhe me Interpol, po u pret kokat ca tipave kriminelë 24 karatësh, që si duket dinë shumë për ju të gjithë dhe ndaj nuk pritët sahatin t’i inskenonit me ca mundët e si mundët, rrap shkrap, një audiocimkë vetëm për ta hequr qafe?!

O Lul djali, edhe ti si lider, edhe une si popull e dimë që është kjo e dyta. Por edhe amerikanët.
Dhe që të mos ta zgjasim, në nivel operacioni politik, kruajtja me Fatmir Xhafën, është më e pabesueshmja.

Iu nxjerr ju si opozitë edhe më viktima dhe vërteton gojët e hallkut se cuni i Saliut, por edhe ndonjë tjetër, janë vërtetë të lidhur me punëra të pista. Duke i rënë daulles së Fatmir Xhafës vetëm sa tërhiqni vëmendje për keq drejt vetes, pasi amerikanët kanë për ta mbështetur dhe është e drejtë të ndodhë kështu.

Në Shqipëri në këta 27 vjet, është thurur një shkul aq i madh, se fjala lëmsh duket modeste dhe për ta zhdërvilluar,në shumë raste, do të ketë nevojë për gërshërë. Dhe ky ishte rasti konkret. Asgjë s’e lidh më Fatmir Xhafën me vëllain e tij, që shkoi të ndjekë fatin e vet përball drejtësisë italiane.
Por puna do të jetë, ju tjerët, ca ju lidh me ata që po kapen e që janë planifikuar të kapen. A thua do të ketë gërshërë t’ua këpusë fijet apo do jenë aq të forta sa t’ju marrin pas vetes?!

Kjo mbetet për t’u parë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com