Loading...

Lufta e hapur me Sali Berishën, Rama flet për Izet Haxhinë: Nëse ka diçka…

Teksa edhe nga nderkombetaret po kerkohet me ngulm dhe po bejne cmos qe te shtyhet perpara reforma ne drejtesi ne Shqiperi, mes debateve të shumta për këtë reformë gjatë ditës së marte ka mbërritur në Tiranë ish badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, i ekstraduar nga Turqia, me kërkesë të autoriteteve shqiptare.

Haxhia ka edhe një luftë të hapur akuzash me ish kryeministrin Sali Berisha, të cilin e akuzuar për përfshirje në krime që kanë mbetur të pazbardhura në vendn tonë.

Vetë Sali Berisha u kundërpërgjigj sot dhe tha se Haxhia është një kriminel i vendosur në krah të Ramës dhe që punon për interesa të tij, gjë që kryeministri e mohoi plotësisht.

“Çfarë mund të them unë për këtë rast. Na del që unë jam e gjithë e keqja e këtij vendi edhe në rastin e Izet Haxhisë, ndërsa Sali Berisha, një njeri që populli e largoi nga puna me një milionë shuplaka, rezulton të jetë një njeri i pastër qelibar”, deklaroi Rama.

Kryeministri mohoi të ketë ndikuar te Erdogan për ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri, ndërsa shtoi se është tërësisht jashtë kësaj çështjeje, që tashmë i takon drejtësisë.

“është tërësisht qesharake për t’u menduar që unë mund të investohem për të sjellë në Shqipëri nëj person, që nuk e shoh që prej vitit 1992. Për fat të mirë që nuk ka qenë badigardi im. Unë jam tërësisht jashtë kësaj çështjeje, pasi i përket drejtësisë. Ai person, nëse ka diçka për të vërtetuar, le ta bëjë, ndërsa nëse i ka pasur vetëm fjalë, të heshtë”, u shpreh Rama.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com