Nga Lirim K Nezha :
ME MIRE HESHTNI KUR NUK KINI GJE PER TE THENE !
Para pak nisi i lajmeruar dhe perfundoi ne menyre te befte nje takim i Ministrit te Energjitikes Gjikenuri,Kryetarit te Bashkise Leli, Prefektit te Vlores Mamaj dhe shume zyrtare te tjere, nje hordhi e tere qe kishin ardhur gjasme te jepnin llogari perpara popullit.
Sigurisht qe nuk ishim njoftuar per kete sepse per ta do te ishin te mjaftueshem militantet e PS-se dhe punonjesit e administrates.Per ta ata jane populli te cileve mund t’u flasesh sa te kesh qejf dhe askush te mos te te kundershtoje.Vetem me nje auditor te tille mund te behet nja takim “llogaridhenieje” ku nuk mund te thuash asgje qe ke bere,por mund te brockullisesh sa te duash per ato qe do te besh ne te ardhmen.Shkurt,ai takim nuk ishte aspak llogaridhenes,por nje nisje e fushates se ardhshme elektorale.
Tentova disa here te merrja mikrofonin per te thene te gjitha keto,por regjia ishte e mire studiuar,si ne te gjitha takimet propogandistike te tyre.Fjalen e moren vetem disa qe kishin pak ose aspak per te thene sepse ishin thjesht fasade e gjoja bashkebisedimit.
E ngrita zerin,fola edhe pa mikrofon,por ajo qe me habiti nuk ishte aspak indiferenca e panelit,ate e prisja,por reagimi agresiv i auditorit kunder fjaleve te mia. Duhej te heshtja dhe te behesha pjese e maskarades?!
U prisha skenarin dhe regjine!