Gjatë natës së mbrëmshme një lokal është shkrumbuar në zonën e Shëngjinit në Lezhë. Lokali që është djegur është në pronësi të një punonjësi të Prokurorisë së Lezhës.
Policia ka mbërritur në vend-ngjarje dhe ka nisur hetimet në lidhje me rastin në fjalë, ku mësohet se do të merret në pyetje pronari i lokalit.
Informacion paraprak
Më datë 26.05.2018, rreth orës 04:30 është marrë njoftim se në Kune – Shengjin në Lezhë, ka rënë zjarr në një lokal veror me konstrukt druri, në pronesi të shtetasit G.Ç.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit/Pamfleti