Kokat e krimit dhe korrupsionit të politikës tentojnë sabotimin e reformës në drejtësi pas largimit të ambasadorëve, bllokimi i Vetingut pengon ngritjen e Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, por nuk ka forcë tokësore që i shpëton nga fati i Nikolla Gruevskit, 3 arsyet madhore se pse nuk ka shpëtim bajlozët e korrupsionit në Shqipëri.
Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, pesëshja keqbërëse dhe anti-kombëtare, po tentojnë sabotimin e reformës në drejtësi, në fund të mandatit të dy ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, të cilët janë kthyer në tmerrin e kokave të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Kjo pesëshe mafioze, e cila ka 28 vitet që plaçkit, sundon dhe mban Shqipërinë larg Bashkimit Evropian, shpreson se me largimin e Donald Lu dhe Romana Vahutin do t’i shpëtojnë lakut të drejtësisë që afron, duke bllokuar zbatimin e reformës në drejtësi.
Me mbarimin e mandatit të Donald Lu dhe Romana Vlahutin, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, me anë të fijeve të tyre, kanë bllokuar zbatimin e mëtejshëm të ligjit të Vetingut, i cili po pastron drejtësinë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, vegla qorre të politikës. Që nga data 10 maj, organet e Vetingut nuk kanë caktuar asnjë seancë gjyqësore për prokurorët dhe gjyqtarët që janë marrë nën kontroll.
Justifikimi për këtë bllokadë është se po bëhet një hetim i thelluar dhe i gjithanshëm për pasurinë se prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë marrë nën verifikim dhe se ky proces po merr shumë kohë. Por pas këtij bllokimi fshihet lëvizja mafioze e kokave të krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare për të bllokuar zbatimin e Vetingut. Bllokimi i zbatimit të Vetingut sjell bllokimin e organeve kryesore të parashikuara nga reforma në drejtësi, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Bllokimi i këtyre dy organeve sjell shtyrjen e procesit të ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Këto organe janë edhe tmerri më i madh për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Por, nga këto organe duket se ka frikë edhe Edi Rama. Tre strukturat në fjalë janë projektuar nga amerikanët dhe gjermanët për të shkatërruar korrupsionin dhe krimin në nivele të shumë të larta. Me fjalë të tjera, tre strukturat janë ngritur vetëm për të hetuar, arrestuar dhe dënuar kokat e krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare dhe të ushtarëve të tyre.
Duke shtyrë ngritjen e këtyre organeve të frikshme, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, bashkë me ushtrinë e bashkëpunëtorëve të tyre, kërkojnë që të fitojnë kohë, me shpesën se do të krijojnë ndonjë mundësi që të shpëtojnë nga ndëshkimi i amerikan dhe gjerman. Si mundësi ata shohin afrimin me Rusinë apo Turqinë, ndonjë luftë të mundshme të SHBA në Kore, destabilizimin e vendit, ndonjë luftë në Ballkan apo edhe arratisjen bashkë me familjet dhe paratë e korrupsionit.
Edhe protesta qesharake e ditës së sotme është pjesë e përpjekjeve për t’i shpëtuar ndëshkimit nga drejtësia që po vjen.
Kjo lëvizje mafioze mund të shtyjë në kohë, por nuk e shmang dot fatin e tmerrshëm për kokat e korrupsionit dhe krimit të politikës shqiptare. Fati i tyre do të jetë më i tmerrshëm se sa i ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili u dënua për blerjen e një makine 600 mijë euro. Krerët e politikës shqiptare kanë një CV shumë më të pasur dhe të larmishme me krime dhe korrupsion, të shtrirë në 28 vite.
Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk do të shpëtojnë dot nga ndëshkimi pasi ngritja e Byrorë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale është parashikuar në Kushtetutën e Shqipërisë.
Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk do të shpëtojnë dot pasi Donald Lu dhe Romana Vlahutin nuk kanë vepruar në kokën e tyre, por kanë zbatuar politikat e SHBA dhe BE në Shqipëri. Pas tyre, do të vijnë dy ambasadorë të tjerë që do të vijojnë zbatimin e të njëjtës politikë.
Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk do të shpëtojnë dot nga ndëshkimi sepse ndëshkimi i krimit dhe korrupsionit në nivelet më të larta të politikës mbështet nga më shumë se sa 90 % të shqiptarëve./Pamfleti