Lajthit Berisha 75-vjeçar, betohet se “nuk do t’i ndahet deri në varr” Tahirit 39-vjeçar “Çuni” Saimir është 9 mandate më i ri se plakushi Sali
Shkruan: Memo Aliaj
Mediat përcollën dje, një “përbetim” të bërë publikisht dhe me shumë nervozizëm, nga ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PD, “ani-komunisti” Sali Berisha, tashmë një “balo” i plakur që leh dhe vjen vërdallë nëpër oborrin e SHQUP-it, për të mbrojtur “thelat” që ka gllabëruar.
Shkak u bë vendimi i gjykatës “Arrest shtëpie”, dhënë për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Këtë vendim, Saliu e quajti “Pazar të Ramës me drejtësinë”, duke u shprehur i pakënaqur nga kjo drejtësi, që sipas tij “deri sot nuk ka dënuar asnjë shtetar të kriminalizuar e të korruptuar”!
Përbetimi i Saliut kundër Saimir Tahirit ishte ky: “Unë nuk do të ndahem ty, deri në varr” dhe krijoji një çudi që nga “çeta” propagandistike e SHQUP-it, u konsiderua “betim I një burri mebesë”! Kur e lexova këtë përbetim, mendova se ishte “lapsus” i mediave.
Por kur e ndesha edhe si mesazh të transmetuar nga faqja e tij “Qytetari dixhital”, besova se kështu është shprehur. Teksti e këtij përbetimi, të bërë prej një plakushi me moshë në fund të “vaktit”, adresuar një djali që ende nuk ka hyrë në moshën e dytë, më bind se Sali Berisha, përfundimisht paska rrjedhur nga trutë dhe familjarët nuk duhet ta lënë të dalë më nga shtëpia”, për të mos u tallur dynjaja me të, mbasi ka qenë kryetar partie, kryeminiustër, president republike dhe sipas praktikës botërore,kur figuratë tilla rënohen nga mendja, mbahen të izoluar e nën përkujdesje spiko-mjekësore!.
Lajthitja qëndron në faktin, se Saliu në moshë 75 vjeçare, i lindur 6 muaj para çlirimit të Shqipërisë (15 korrik 1944 sipas teserës së pranimit në PPSH), u betua se nuk do t’i ndahet deri në varr, Saimirit 39 vjeçar, të lindur 3 muaj para vdekjes së shefit të tij Hysni Kapo ( 30 tetor 1979)!
Nuk e dimë, se ç’mendje tjetër ka pasur Saliu kur la të nëkuptohej, se Saimir Tahiri do të iki nga kjo botë para Saliut. Por biologjikisht, Saliu është futur brenda “vijës së verdhë” të varrezave, ndërsa Saimir Tahiri është në fillim të rinisë së dytë! Përbetimi i Saliut, nuk përputhet as me llogaritje matematikore mbasi rezuton, se “çuni” Saimir Tahiri është 9 mandate (36 vjeç) më i ri në moshë, se plakushi Sali që është 39 vjeç më i madh se ai!