Loading...

Lajmi i Fundit/ Plagoset rëndë 24 vjeçari, autori në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër. Në qytetin e Peshkopisë një 24 vjeçar është plagosur me armë zjarri. Autori është identifikuar por emri i tij nuk bëhet publik nga policia.

Ja njoftimi i policisë:

Më datë 11.05.2018, rreth orës 23:10, Policia e Dibrës ka marrë informacion se në qytetin e Peshkopisë, është plagosur me armë zjarri një shtetas me iniciale A.M, rreth 24 vjeç, banues në Peshkopi. I dëmtuari është dërguar në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga ekspertë të policisë së Dibrës, është arritur të identifikohet aurori i dyshuar i kësaj ngjarje, ku për shkak të hetimit nuk bëjmë me dije të dhënat e tij.

Po krihet zona për kapjen e tij, si dhe po hetohet intensivisht nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Grupi hetimor vijon hetimet për zbadhjen e shkaqeve të ngjarjes, si dhe po mblidhet dhe sekuestrohet çdo provë që mund të ketë

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com