Me pak humor/ Lajm i fundit nga partia e intelektualëve LSI braktiset edhe nga Ardi Daullxhiu i emisionit “ZONË E LIRË”, me motivin: Miqtë e mi Ilir dhe Mona, mendojnë vetëm për vete!
Shkruan: Memo Aliaj
Largimet nga LSI, po përfshijnë edhe nivelet e larta të kësaj partie, duke shtuar firot, me pasoj tkurrjen dhe dobësimin e saj. Sipas një lajmi nga selia e partisë së intelektualëve, po përflitet se programin integrues të LSI e ka shpërfillur edhe një figurë e njohur politiko-mediatike në Shqipëri, i cili zhvillon aktivitet partiak për degën e LSI në Durrës.
Bëhet fjalë, për largimin nga kjo parti, të LSI-stit të zjarrtë Ardi Daullxhiut, i cili distancimin e tij nga LSI, ia ka bërë të ditur me një “e-mail”, bashkëkryetarëve të kësaj partie Meta-Kryemadhi. Ndërsa zyrtarisht, thuhet se zoti Daullexhiu, do ta bëjë të ditur publikisht vendimin e tij të parevokueshëm politik, ditën e premte në emisionin “Zonë e Lirë”, si e vetmja dritarë mediatike, që i është hapur për të shprehur përqafimin, propagandimin dhe mbështetjen e programit integrues të LSI, duke hequr publikisht edhe bluzën me logon e LSI.
Shkak nuk ka qenë pamundësia e tij për të paguar kuotën financiare të partisë, as paaftësia për të zbërthyer dhe përhapur programin e LSI, por ndërgjegësimi se kjo parti nuk është përfaqësuese e shtresës shoqërore të tij. Në shpjegimin kalimatar paraprak të këtij largimi, zoti Daullexhiu ka folur shumë shkurt, duke thënë: – Miqtë e mi Ilir dhe Mona, mendojnë vetëm për vete!
Burime nga LSI, shprehen se ky largim nuk mund të kalohet pa vështirësi për këtë parti integruese, mbasi përveçse si ideator të punëve të LSI, Adri Daullexhiu njihej edhe si mik personal i ish-kryetarit Meta e po kështu, si frymëzues programatik për çdo aksion opozitar të kryetares Kryemadhoi dhe shtabin politik të LSI, të drejtuar nga Petrit Vasili.
Pas largimit të kësaj figure të njohur të LSI, kryetarja Kryemadhi e cila së bashku me bashkryetar-bashkëshortin President Republike po menazhon mos largimin e deputetëve, u ka dhënë udhëzime vartësve të besuar, të zbulojnë dhe punojnë, për të frenuar largimet e tjera të “bërthamës intelektuale” të partisë!