Loading...

Laboratori i kanabisit në Fier, vjen rrëfimi i punëtorëve

Një laborator, që dyshohet se do të përshtatej për kultivimin e bimëve narkotike, është zbuluar nga Policia në Mbrostar të Fierit. Sipas Policisë, laboratori ishte ndërtuar në një magazinë që rezulton në pronësi të biznesmenit Vladimir Çilotaj (Shpërdheja) nga Patosi.

Mësohet se punëtorë dhe të afërm të Çilotajt kanë deklaruar se po ndërtonin një pulari dhe jo laborator për rritjen e kanabisit.

Objekti ka një sipërfaqe prej 480 metrash katrorë dhe brenda saj ishte montuar laboratori me një sipërfaqe prej rreth 300 metrash katrorë.

Për të maskuar atë që ndodhej brenda, magazina ishte e rrethuar me kashtë për të dhënë idenë se ishte e mbushur me ushqim për bagëti, ndërkohë që, në fakt, brenda ndodhej një laborator modern i pajisur me sistem ajrimi si dhe prozhektorë, që dyshohet se do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Policia e zbuloi atë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative. Pas kontrollit, blutë konstatuan se laboratori kishte ambiente të përshtatshme për rritjen e kanabisit, pasi ishin instaluar prozhektorë të fuqishëm për ngrohjen dhe ndriçimin e fidanëve dhe të gjitha pajisjet elektrike, që e kthenin magazinën në një serë droge.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com