Loading...

Kush është gjyqtarja që vendosi masën e sigurisë ”arrest shtëpie” për Saimir Tahirin (Emri)

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda që vendosi të caktojë masën e sigurimit “Arrest shtëpie” për ish-ministrin Tahiri është Liljana Baku.

Që në fillim, ajo ka gjykuar gjatë hetimeve paraprake çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm.
Baku është gjyqtarja që vendosi t’i bllokonte pasaportën Tahirit me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ajo la në burg edhe biznesmenin Orest Sota, të cilit iu gjetën në makinë një shumë e konsiderueshme eurosh dhe pasaportat detare të Tahirit.

Gjithashtu, Baku ka pasur në gjykim edhe çështjen e Nezar Seitit, i konsideruar si financieri i Habilajve dhe i ekstraduar në janar me vendim të Gjykatës së Tiranës. Ajo ka refuzuar lirimin kundrejt garancisë pasurore të Orest Sotës, por ky i fundit e fitoi lirinë në Apel, ashtu sikurse edhe Tahiri rikthimin e pasaportës.

Liljana Baku ka pasur edhe çështje të tjera të bujshme te Krimet e Rënda. Kujtojmë se Liljana Baku pranoi edhe kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ushtrimin e kontrollit në banesën e Tahirit, në një kohë që prokuroret ishin përballë Kuvendit për autorizimin që do t’u lejonte arrestimin e Tahirit.
Ajo ka qenë edhe në çështje të bujshme si ajo e “Xibrakës”, kur i refuzoi lejen për të kaluar festat e fundvitit me familjen Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Hoxha./Panorama

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com