Loading...

Kush është Donika Prela, e besuara e Arta Markut? Emri që e zëvendëson në Prokurorinë e Durrësit

Donika Prela, një prokurore me profil të ulët publik, u emërua në krye të prokurorisë së qytetit bregdetar në Dhjetor 2017, pak ditë pasi në krye të Prokurorisë së Përgjithshme u caktua Arta Marku.
Transferimi i saj nga kryeprokurore e Durrësit si e komanduar tek Krimet e Rënda mbërrin pak kohë pasi Prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën për çështjen e ish-kryerprokurorit, Adriatik Llalla.

Por kush është Donika Prela?

Prela nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ajo ka mbajtur kreun e Prokurorisë së Durrësit dhe është akuzuar nga opozita për korrupsion.

Çështja e cila e bëri atë të famshme, ishte dhënia e lirisë për djalin e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Prokurorja e re ka përfaqësuar akuzën në rastin e arrestimit dhe kontrollit të automjetit të shtetasit Ledion Ruçi. djalit të kreut të Kuvendit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012 dhe ajo i kërkoi gjykatës lirimin e djalit të Gramoz Ruçi dhe shpalljen e paligjshme të kontrollit të automjetit ku udhëtonte i dyshuari.

Ndërkohë, vendin e Prelës në Prokurorinë e Durrësit do ta zërë Anila Jella.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com