Në emisionin “Opinion” në Tv Klan të datës 19 prill 2018, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pati një ndërhyrje direkte, duke u përballur me panelin e te ftuarve në studio, ku mes personave të ftuar ishte edhe Grida Duma, ish zv.ministrja e Berishës dhe sekretarja e Lulzim Bashës.
Por, ajo që ra në sy gjatë transmetimit të emisionit ishte sulmi i Tahirit, ndaj deputetes Duma. Duke folur në mënyrë diplomatike, Tahiri i dha një mesazh të qartë, por të kuptueshëm vetëm për Dumën.
Ndërsa deputetja demokrate hodhi akuza në drejtim të ish-ministrit, Tahiri i është përgjigjur “E di Grida Duma sa mirë e kam bërë punën unë”.-duke i dhënë kështu asaj një mesazh të fortë.
Ndërkohë deputetja demokrate, e cila është gjithmonë shumë aktive në debatet televizive, heshti.
Por çfarë ka dashur të thotë Saimir Tahiri me këtë mesazh?
Kujtojmë këtu një detaj të publikuar nga pas vrasjes së bankierit Artan Santo, rreth katër vite më parë.
Në atë kohë CAN shkruan se Grida Duma ishte një nga njerëzit më të pikëlluar dhe të vrarë pas ekzekutimit të bankierit Artan Santo, në qershor të vitit 2014. Në atë kohë publikuam gjithashtu dhe disa foto dhe materiale, por edhe analiza dhe komente të cilat flisnin për një miqësi të Dumës me Santon.
U publikua edhe një foto të një mbledhje të stafit të një universiteti privat, por që nuk kuptohet pjesëmarrja e Santos në krah të Grida Dumës.
Dje në një dalje televizive deputetja demokrate reagoi sërish, ndërsa tha se dorëheqja e Tahirit nga mandati i deputetit, ishte një veprim që duhet të ndodhte kohë më parë.
“Që ishte e shtrënguar kjo nuk diskutohet. Ne e dimë shumë mirë që nëse akuza të tilla vijnë nga organet e hetimit të një vendi anëtar të BE, si Italia, e cila nuk hap çështje kot, kjo duhet të ndodhte me kohë. Tahiri i foli “Shefit” me gjuhë mafiozësh. Tahiri është përdorur. Kemi parë kode mafioze në qeverisje. Dorëheqja mendoj se ishte lëvizje e vonuar,” tha Duma.
Ndërkohë pritet publikimi i fakteve apo të dhënave ekskluzive që ka ish-ministri Tahiri, në lidhje me deputeten demokrate.
Kujtojmë se në atë kohë pas vrasjes së bankierit Santo, Grida Duma u “dorëzua” për gati 3 orë tek Saimir Tahiri.